• |
ide | kryesore

“Nuk ka fituar asgjë e i puthin këmbët”: Vidal nuk lë gjë pa thënë për ish-trajnerin

-Instant, Sport



Ka mjaftuar një deklaratë e José Sulantay, ish-tekniku i Kilit Under 20, për të nxitur Arturo Vidal kundër ish-teknikut të tij Marcelo Bielsa. Sulantay, 79 vjec, ka meritën se i ka drejtuar lojtarët e tij në vendin e tretë në Botërorin e moshave në 2007 në Kanada, renditja më e mirë për një kombëtare kiliane deri tani. Mes lojtarëve që kishte në skuadër ishin Alexis Sanchez, Vidal, Carmona, Mauricio Isla, Gary Medel. Me pak fjalë ai që duhet të ishte Kili më i mirë në histori.

Sulantay në programin “Grítalo América” ka thënë: “Nuk dua të hedh hije mbi askënd, por këtu në Kili Bielsa nuk ka fituar asgjë, e praktikisht i puthin këmbët. Ai argjentinas nuk ka fituar asgjë jashtë, e nuk ka bërë ndonjë gjë fantastike për të thënë se ka ndryshuar historinë e futbollit tonë”. Në Kili el Loco ka qenë trajner nga korriku 2007 në shkurt 2011, duke drejtuar 51 ndeshje zyrtare, me 28 fitore e 15 humbje, përtej 60% si rendiment pikësh. Vetëm Sampaoli, pasuesi i Borghi mes 2012-16, e kaloi me 68% fitore, 27 në 44, por duke trashëguar një skuadër të ndërtuar nga Bielsa. E për më tepër në Botërorin 2010 Kili shkoi në 1/8, fitoi dy ndeshje (me Honduras e Zvicrën) si nuk ndodhte nga 1962, duke e vënë në vështirësi Spanjën e Del Bosque, që më pas u shpall kampione, e duke u dorëzuar vetëm përballë Brazilit.

Duke komentuar në Twitter fjalët e Sulantay, Vidal, që sot është kthyer të stërvitet në grup me Barcelonën, nuk ka qenë i butë me fjalët, duke mos treguar asnjë mirënjohje për Loco Bielsa: “Më në fund dikush që i thotë fjalët me kokën lart e në fytyrë”, përfundoi Vidal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *