• |
ide | kryesore

FOTO/ Vidal shkatërron e braktis një apartament në Rio: denoncohet e tani duhet të paguajë

Sport
Vidal



Shkurtin e kaluar Arturo Vidal u largua nga Brazili për t’u rikthyer për të luajtur në atdheun e tij, te Colo Colo. Mesfushori kilian u prit si një mbret i vërtetë, në një prezantim “të çuditshëm” që u bë shpejt viral. Por tani është kthyer në vëmendje të të gjithëve për një ngjarje të pazakontë.

Arturo Vidal mendoi se kishte lënë pas aventurën braziliane, ku pati edhe kënaqësinë e ngritjes së një Copa Libertadores me fanellën e Flamengos, por në vend të kësaj duket se pasojat e disa veprimeve të tij të kryera gjatë qëndrimit në Rio de Zhaneiro e kanë ndjekur deri në Kili. Në fakt, është i orëve të fundit lajmi se mesfushori është denoncuar se kishte shkatërruar një apartament, në të cilin kishte jetuar me qera gjatë periudhës së kaluar në qytetin e Krishtit Shëlbyes.

VIDAL, DËME MBI 50 MIJË EURO

Sipas asaj që raporton O’Globo, Vidal është larguar nga apartamenti që kishte marrë me qera, pa dhënë asnjë lloj njoftimi dhe gjithashtu pa paguar qiranë e muajve të fundit. Mbi të gjitha, sipas denoncimit të agjentit të pasurive të paluajtshme, ish-lojtari i Juventus dhe Inter e kishte braktisur apartamentin në një gjendje të cilësuar si “të pabanueshme”.

Lexo më tejVidal mesazh për Sanchez: “Ik nga Inter, Inzaghi nuk të do aty. Luan Mkhitaryan, do vras veten:

Sipas vlerësimeve, shuma që do të duhej të paguante mesfushori kilian arrinte në më shumë se 250 mijë reai: 22,700 reai (rreth 4,200 euro) si borxh i qerasë dhe 230 mijë (pothuajse 46 mijë euro) në riparime dhe pastrime tapicerie, perde, dysheme dhe mobilje. Kësaj shifre duhet t’i shtohet edhe një kompensim i madh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *