• |
ide | kryesore

United në krizë, Arturo Vidal kupton problemin: “Ten Hag gaboi me CR7. Tullacët janë të komplikuar”

-Instant, Sport
Arturo Vidal



Manchester United vuan dhe të gjithë kërkojnë shkaqet e një situatë të tillë. Vetë tekniku i Red Devils, Erik ten Hag, është limituar të thotë se “në këtë moment cdo gjë na rrotullohet kundër, por duhet të vazhdojmë përpara”. Është e kotë të fshihesh pas fjalëve, sepse në këtë pikë të gjithë kujtojnë se holandezi largoi nga Old Trafford një si Cristiano Ronaldo. Për disa ishte vendimi i duhur për tu marrë, por për të tjerë jo. Një prej tyre është Arturo Vidal.

Kiliani ka dashur të komentojë marrëdhënien mes Erik ten Hag dhe Cristiano Ronaldo vitin e kaluar te Manchester United. Për Arturo Vidal shkaku i një situate të tillë në klub i ka rrënjët në atë vendim: “Ai trajner hyri keq në atë ambjent. Si mund të mendosh të përjashtosh një si Cristiano Ronaldo? Disa njerëz janë të tillë, kjo është arsyeja përse ndonjëherë trajnerët që mbërrijnë bëjnë një rrëmujë të madhe. E tmerrshme. Nuk e di si arsyetojnë: të shesësh Cristiano Ronaldo? Ai ishte golashënuesi më i mirë dhe ata e largojnë. Tullacët janë shumë të komplikuar (duke iu referuar edhe marrëdhënies së tij të vështirë me Jorge Sampaolin te Flamengo, red.)”.

Lexo më tej: “Ronaldo refuzoi të futjen në fushë”: Ten Hag sqaron ngjarjen dhe e degdis të stërvitet me të rinjtë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *