• |
ide | kryesore

Presidenti i Udinese akuzë direkte Lazios: “Ka nga ata që bëjnë dinakun, kam provat”

-Instant, Sport



“Tek ne ekziston një dozë e madhe individualizmi, egoizmi, dikush do të bëjë dinakun, duke luajtur me topin: kam provat”. Deklaratë e fortë e pronarit të Udinese, Giampaolo Pozzo, në Radio Anch’io lo sport, duke iu referuar polemikave për ‘ndeshjet e kontrollit’ të pretenduara se janë kryer nga Lazio në ditët e kaluara. “Protokolli i parë, që parashikonte karantinën për lojtarët gjatë gjithë fazës finale të kampionatit, ishte i pamundur për tu aplikuar për mua – ka thënë pastaj numri 1 bardhezi – e për të qenë koherent, është i nevojshëm gjithë qershori për tu stërvitur mirë. Në fund të qershorit të rifillojmë. Duhet gjetur një akord”.

“Rreth nesh është krijuar një keqkuptim i madh – ka vazhduar Pozzo – mjekët tanë janë të shqetësuar nga fakti që nuk ekziston një legjislacion në gjendje të sqarojë përgjegjësinë e tyre penale. Unë, si aksioner i Udinese, nuk mund të zgjidh një cështje penale: tek ne Gjykatat funksionojnë mirë e duam të respektojmë ligjin. Për të qetësuar mjekët e drejtuesit, javën e kaluar ndjeva detyrën për të shkruar një letër, që nuk ka lidhje fare se nuk duam të luajmë, sepse ne duam të luajmë”.

“Nuk jemi dakord mbi faktin që të kthehemi të luajmë në 13 qershor, është një fyerje për inteligjencën: nëse dëgjojmë këdo përgatitës atletik, do të thotë se pas dy muajsh inaktivititet, lojtarëve i duhet minimumi një muaj stërvitje e vërtetë. Jo kjo që bëjmë tani: stërvitje me top, me ndeshje kontrolli, me përplasje fizike. Do ishte e kujdeshme të gjenim një zgjidhje logjike që të evitonim dëmtimet. Shihet me triumfalizëm Gjermania, por ata kanë shumë dëmtime dhe luajnë një ndeshje në javë; ne duam të luajmë dy, pasi jemi stërvitur 15 ditë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *