• |
ide | kryesore

Përfundon lidhja 3-vjeçare e Tuba Buyukustun

Paparazzi, Slider



Pas ndarjes nga bashkëshorti, aktorja e njohur e serialeve turke, Tuba Buyukustun nisi një lidhje të re me producentin Umut Evirgen. Romanca e tyre zgjati tre vite dhe tashmë duket se gjithçkaje i erdhi fundi. Mediat turke raportojnë se Tuba dhe Umut janë ndarë dhe shkak për këtë është bërë fakti që Umut kishte ftuar në shtëpi disa vajza. Bëhet fjalë për prezantuesen turke Defne Samyeli dhe dy vajzat e saj. Sipas mediave turke, vajzat e prezantueses kanë publikuar foto nga shtëpia e partnerit të Tuba-s. Mesa duket, aktorja turke është tepër xheloze për partnerin e saj dhe i ka dhënë fund lidhjes pas 3 viteve bashkë. Megjithatë, askush prej të dyve nuk ka reaguar dhe fansat janë ende në pritje të një sqarimi nga çifti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *