• |
ide | kryesore

Trafik klandestinësh drejt SHBA dhe BE, 16 persona në pranga me urdhër të SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

16 persona janë arrestuar me urdhër të SPAK lidhur me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit në të gjithë vendin. Këta persona merreshin me kalimet e paligjshme të njerëzve nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Të arrestuarit akuzohen se anë pjesë e një grupi të strukturual kriminal që dërgonin klandestinë nga vendi ynë në drejtim të Anglisë, SHBA-së dhe Kanadasë, me viza e dokumente false kundrejt shumave të konsiderueshme parashë.


Dy prej të ndaluarve janë punonjës policie, ndërsa më herët në aeroportin e Rinasit si pjesë e këtij grupi është proceduar dhe hetuar edhe një punonjës i check in dhe për disa punonjës të tjerë nisën verifikimet.

Ndërkohë që të paktën 10 persona të tjerë do të hetohen në liri.

Hetimi është kryer në bashkëpunim me homologë të huaj, pasi personat që kalonin klandestinë në vendet e tjera përdornin dokumentet false.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu