• |
ide | kryesore

Higuain e ka mbyllur me Juventus: i vëllai do ta marrë tek DC United

-Instant, Sport



E ardhmja e Gonzalo Higuain është gjithnjë e më larg Juventus e interesimi i fundit për Pipitan vjen nga MLS. Në javët e fundit ishte folur shpesh për një rikthim të mundshëm të sulmuesit argjentinas tek River Plate, por sipas asaj që bën të ditur Washington Post, Higuain po merr seriozisht në konsideratë edhe idenë e një transferimi në Shtetet e Bashkuara, tek DC United, klub ku i vëllai i madh, Federico, përvec se luan mbulon edhe rolin e zëvendëstrajnerit.

Do të ishte një grumbullim familjar, gjë që sic duket i ka munguar shumë Gonzalos gjatë viteve në Europë në karrierë, por për momentin është vetëm një detaj, që sipas medias amerikane përcaktohet si një sondazh i sapolindur i DC United.

Higuain ka ende një vit kontratë me bardhezinjtë e kështu klubi amerikan duhet të derdhë pagesën e kërkuar tek Juventus për të marrë lojtarin në SHBA përpara përfundimit natyral të kontratës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *