• |
ide | kryesore

Strakosha mesazh Juventusit: “Duam të fitojmë kampionatin”

-Instant, Sport



“Nuk duhet reshtur asnjëherë së ëndërruari, objektivi ynë ishte kualifikimi në Champions League, por tani duam të fitojmë kampionatin”. Fjalë të thëna nga Thomas Strakosha, që ngjajnë shumë me një mesazh për Juventus, me të cilin Lazio duhet të luftojë deri në fund për titullin. “Nuk mendonim se mund të ishim në garë për kampionatin – ka thënë shqiptari i Lazios -. Hap pas hapi filluam të besonim. Kemi kualitet të lartë, do të jetë e rëndësishme të gjejmë formën më të mirë fizike”.

Në lidhje me gjendjen e tij të formës dhe rinisjen e kampionatit, portieri ka sqaruar situatën. “Fatmirësisht po kthehem në dispozicion pas një problemi të vogël. Situata është përmirësuar shumë, po presim vetëm datën e rinisjes së Serie A. Mentalisht nuk kemi hequr dorë, futbolli është jeta jonë dhe është një sport që mban të bashkuar shumë persona. E rëndësihme është të jemi mirë e të administrojmë sa më mirë organikën, sepse të luash cdo tre ditë në korrik e gusht do të jetë e lodhshme”.

Për këtë ringjitje të skuadrës, portieri i Shqipërisë ka vetëm elozhe për teknikun Simone Inzaghi. “Skuadra është rritur në planin mental, sepse teknikisht ishte parë që kishim kualitet. Inzaghi na ka dhënë besim, na bëri të besojmë tek vetja. Duam të përmirësohemi akoma, nuk duhet të reshtim kurrë së rrituri. Kam qenë gjithnjë një person i qetë, nuk flas shumë sepse dua të transmetojqetësi tek shokët e mi të skuadrës. Duhet kohë për të gjetur lojën tonë, po marrim rreziqe të forta, por në këtë mënyrë do të arrijmë të zbavisim njerëzit e të krijojmë shumë raste”.

Lazio është një familje e madhe, e ndoshta jo vetëm sepse në rolin e drejtorit sportiv është Igli Tare, shok i skuadrës dikur me të atin e tij Fotaq. “Është krijuar një familje e vërtetë edhe pse nuk janë ndryshuar shumë lojtarë gjatë këtij cikli, ka patur vazhdimësi të grupit. Shpresoj që në fund të kampionatit, ajo e Lazios do të jetë mbrojtja më e mirë, po luajmë njëri kundër tjetrit e është meritë edhe e teknikëve tanë që na kanë transmetuar këtë shpirt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *