• |
ide | kryesore

Problemet emocionale që u bënë shkak për Scott Disick t’i japë fund lidhjes me Sofia Richie

-Instant, Paparazzi, Slider



Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme jo fort të mira mbi romancën e Scott Disick, ish-partnerit të Kourtney Kardashian dhe modeles Sofia Richie. Çifti mendohej se i kishte dhënë fund lidhjes pas 3 vitesh bashkë, lajm ky që konfirmohet nga “Us Weekly”. Megjithatë duket se bëhet fjalë për një “pushim” nga lidhja e jo një ndarje përfundimtare.

Në fillim të muajit maj, Scott hyri në një institut rehabilitimi në Colorado, në mënyrë që të kërkonte ndihmë profesionale për gjendjen e tij emocionale. Ai ka qenë në një gjendje të rënnduar për shkak të traumave të kaluara. Të të rëndësishmet, largimi nga jeta i prindërve të tij në 2014-ën dhe lidhja shumë problematike me Kourtney Kardashian.Burime pranë tij bëjnë me dije se ai nuk i ka shfaqur publikisht shqetësimet që kishte. Madje as kur është pjesë e serialit të njohur të familjes Kardashian. Megjithatë këto probleme nuk janë të tipit që mund t’i kalosh brenda një nate. Kur nisi karantina nga koronavirusi, Sofia Richie vuri re se Scott pësoi një ndryshim të madh. Ai nuk ishte më i shëndetshëm dhe i lumtur aq sa do të donte. Shpesh herë i ka kërkuar ndihmë edhe Kourtney-t. Regjistrimi në qendrën e parë të rehabilitimit nuk shkoi mirë, pasi u publikua në media nga paparacët. Gjë që e detyroi atë të gjente një qendër tjetër dhe të merrte ndihmën që donte. Gjatë kësaj kohe, Scott dhe Sofia kanë vendosur që të qëndrojnë larg dhe të marrin një “pushim” nga marrëdhënia. Të paktën derisa ai të bëhet më mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *