• |
ide | kryesore

Rrëfehet aktorja braziliane, ‘Nuk bëj dot fëmijë’

-Instant, Paparazzi, Slider



Larissa Gacemer ka bërë një rrëfim të sinqertë duke i kthyer përgjigje të gjithë fansave që i shkruajnë vazhdimisht pse ajo dhe bashkëshorti i saj nuk bëhen me fëmijë.

Larissa e cila është nga Brazili, por jeton në Stamboll dhe njihet nga rolet e saj në serialet turke, tregoi në një video të postuar në Instagram se ajo nuk mund të bëjë fëmijë dhe e ka pranuar këtë fakt. Aktorja i kërkoi fansave mos t’i bëjnë më pyetje të tilla sepse ajo është e lumtur dhe bashkëshorti i saj gjithashtu.

“E kuptoj që shumë prej jush e thoni me qëllim të mirë, por kanë filluar komente negative dhe pa respekt që pyesin “Pse nuk bëni fëmijë?”. Unë nuk bëj fëmijë. Unë dhe Burak e kemi provuar vite më parë, por nuk ndodhi. Burak më ka pranuar kështu si jam. Edhe unë e kam pranuar veten. Zoti më ka krijuar kështu”-tha Larissa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *