• |
ide | kryesore

Makina përplas biçikletën, humb jetën 73-vjeçari në Fushë Krujë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë, me pasojë ndarjen nga jeta të një të moshuari, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë.

Policia njofton se ka mbetur viktimë 73-vjeçari N. N., i cili është përplasur nga një makinë tip “Fiat”, teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Çfarë thotë policia 

Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë, mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *