• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo kosh me këmbë, Messi i përgjigjet me gol-spektakël në stërvitje

-Instant, Sport, Video



Kampionatet ende nuk kanë nisur por rivalët e vjetër nuk harrojnë të konfrontohen edhe nga seancat stërvitore. Kështu, nëse Ronaldo tregoi aftësitë e snajperit duke bërë kosh me këmbë në Continassa, Lionel Messi i përgjigjet pak më vonë nga seanca stërvitore e Barcelonës me një gol të denjë të repertorit të Pleshtit.

I kthjellët e në formë, i përqendruar e pa mjekër, por me urinë e zakonshme për futbollin e golat. Messi ka dhuruar spektakël në stërvitjen e pasdites së Barcelonës. Në një ndeshje 5 kundër 5, Pleshti ka shënuar një gol fantastik. Kampioni argjentinas në fillim rikuperoi topin në dëm të Riqui Puig, kombinoi me Busquets që i dha një top shumë të gjatë. Asnjë problem për 10-ën e Barças, që shkëmbeu pasimet me Jordi Alba, uli në tokë Ter Stegen dhe shënoi me portën bosh. Messi është gati, tifozët blaugrana mund të ëndërrojnë dhe Ronaldo e mori mesazhin…

https://www.youtube.com/watch?v=nws6LEVSrz4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *