• |
ide | kryesore

Video/ Wolfsburg nxjerr Leverkusen nga Champions: spektakël në Frankfurt

-Instant, Sport, Video



Një Bayer Leverkusen i shëmtuar ndërpret serinë e gjatë pozitive e, pas gjashtë fitoreve në shtatë ndeshjet e fundit në Bundesliga, rrëzohet në shtëpi: fiton në fakt 4-1 Wolfsburg fale golave të Steffen e Arnold e dygolëshit të Pongracic (i kotë goli në fund i Baumgartlinger). Përfiton vetëm pjesërisht Borussia Monchengladbach, tani në vendin e katërt: në fushën e Werder Bremen përfundon 0-0. Spektakël mes Eintracht Frankfurt e Freiburg: 3-3.

Nuk e kishte menduar Bayer që Wolfsburg do ta nxirrte nga zona Champions brenda në shtëpi, me një poker që la pak dyshime për mënyrën se si u zhvilluar ndeshja. Aspirinat pësuan golin e parë në fundin e pjesës së parë nga Pongracic, ndërsa kapitulluan plotësisht në të dytën, kur Arnold, Steffen e Pongracic shënuan tre herë në 10 minuta, duke e bërë të kotë cdo tentativë të Bayer, që tani zbret në zonën Europa League me 53 pikë, i ndjekur në distancë nga Wolfsburg.





Werder e Gladbah ndahen në paqe të plotë, por rezultati është një befasi për miqtë që nuk menduan se do të kishin kaq rezistencë në fushën e vendit të parafundit në kampionat. Mbetet në vendin e katërt Gladbah, një pikë poshtë Leipsig në shoqërinë e Leverkusen. Spektakël në barazim tjetër atë 3-3 në Frankfurt mes Eintracht e Freiburg.






GERMANY – BUNDESLIGA
Borussia Dortmund 0 – 1 FC Bayern München
Bayer Leverkusen 1 – 4 Wolfsburg
Eintracht Frankfurt 3 – 3 Freiburg
Werder Bremen 0 – 0 Borussia Mönchengladbach



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *