• |
ide | kryesore

SHIFRAT/ Shqipëria dhe Kosova me më shumë të rinj që as punojnë as mësojnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Perspektiva për të rritur produktivitetin në trojet shqiptare është e pashpresë për arsye se Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë të rinjve 15-24 vjeç, që nuk janë as në punë e as në shkollë.

INSTAT raportoi se 25,5% e të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç në Shqipëri nuk kishin asnjë angazhim në vitin 2019, ndërsa në Kosovë në të njëjtin vit ishin 33% e të rinjve në këtë gjendje.


Në vendet e tjera të Rajonit dhe BE kjo përqindje është shumë më e ulët.

Në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 ishin vetëm 18 për qind e të rinjve nuk ishin as në punë as në shkollë. Kategoria e të rinjve “dembelë” ka pësuar rënie të dukshme gjatë dy viteve të shkuara në Maqedoni, pasi në vitin 2017 Maqedonia kishte 25% të rinjve as në punë dhe as në shkollë.

Në Malin e Zi përqindja e të rinjve që as nuk punon dhe as nuk mëson është 17%, ndërsa në Serbi 15%, ndërsa në vendet e BE ky tregues ishte 10% në vitin 2019.

Situata e tregut të punës së të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor karakterizohet nga pasivitet i lartë, nivele të larta papunësie të vazhdueshme, punësim në sektorin informal dhe emigrim të lartë.

Pjesëmarrja e forcës punëtore të të rinjve në Ballkanin Perëndimor ishte e ulët në raport me standardet evropiane dhe mbeti pothuajse e pandryshuar vitet e fundit.

Në vitin 2018, shkalla e punësimit arriti afër 20% për njerëzit e moshës 15-24 vjeç krahasuar me 35 për qind në BE. Shkalla e punësimit ishte veçanërisht e ulët për vajzat e reja në krahasim me djemtë.

Edhe ato të rinj në punësim më shumti janë me kontrata të përkohshme. 1 në 4 persona të rinj të punësuar është me kontratë të përkohshme.

Cilësia e dobët e arsimit, e cila nuk arrin të përmbushë kërkesat e tregjeve të punës, konsiderohet një nga shkaqet kryesore të shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. /monitor

4 Comments

  1. Nese jetoj ne Shqiperi a Kosove, nese nuk kam fabrika e hapesira vendesh pune ku te punoj, nese banoj ne nje shtet te paintegruar ne rajon e ne kontinent, nese s’kam cilesi e te ardhura te studioj, ATEHERE DO TE MERREM ME TRAFIK – NJEREZOR DROGASH, VOTASH, ARMESH…..

    Asnje habi!

  2. 518 bar- kafe ne 100 000 banore , vendi i pare ne bote , eshte jo vetem turp por dhe shume serioze.
    Perpos dembelizmi te njerezve, shteti eshte fajtori kryesor qe nuk ka hapur vende pune nuk ka linja prodhimi.
    Shteti behet pengese per ardhjen e investitoreve.
    Per ca sherben qeveria, per cfare jane ministrat ? Nuk bejne, zevendsoji sa ne pare

  3. 518 bar- kafe ne 100 000 banore , vendi i pare ne bote , eshte jo vetem turp por dhe shume serioze.
    Perpos dembelizmi te njerezve, shteti eshte fajtori kryesor qe nuk ka hapur vende pune nuk ka linja prodhimi.
    Shteti behet pengese per ardhjen e investitoreve.
    Per ca sherben qeveria, per cfare jane ministrat ? Nuk bejne, zevendsoji sa ne pare

  4. Statistika e mesiperme eshte e gabuar. Keta qe ju thoni se as punojne e as mesojne jane motori ekonomik i vendit. Jane produkt i fares qe kane mbjelle qeverite ne vite dhe i modelit ekonomik e social qe kane promovuar (vecanerisht qeveria e rilindjes qe e ngriti steken ne maksimum). Keta punojne naten (prostitucion, droge, trafiqe nga me te ndryshmet, seksere e korrupsion) ose ne rastin me te mire jane femijet e atyre qe punojne dite e nate per kete vend. Kurse diten kontribuojne ne rritjen e konsumit (ne bare, restorante, hotele e makina te shtrenjta) dhe shperndarjen e parase. E per cfare duhet shkolla, per tu bere punonjes i ketyre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu