• |
ide | kryesore

Viena pranon: Botërori i Formula 1 nis me garë të dyfishtë në Austri

-Instant, Sport



Konfirmimi është zyrtar tashmë: në 5 korrik në Austri do të nisë Botërori 2020 i Formula 1. Qeveria e Vienës ka dhënë mendimin në favor, pas kërkesës së organizatorëve, që “kanë prezantuar një plan të plotë sigurie e parandalimi kundër epidemisë Koronavirus”, ka shpjeguar Ministri i Shëndetit austriak. Austria është një nga vendet ku masat parandaluese kanë rezultuar më efikase për përballimin e pandemisë. Nga 15 qershori do të hapen kufijtë me Gjermaninë, Liechtenstein e Zvicrën, por jo me Italinë.

Do të zhvillohen dy Cmime të Mëdha, të dy me dyer të mbyllura, në 5 e 12 korrik në Red Bull Ring, në Spielberg e në Stiria. Do të ishte nisja e sezonit që duhej të ndodhte në Australia të dielën e 15 marsit. Gara debutuese u anullua pak orë nga starti i provave të lira për shkak të pozitivitetit të një pjesëtari të McLaren. Qeveria austriake kishte paralajmëruar që planet për të filluar sezonin në Red Bull Ring – një ide që ishte konsideruar e besueshme nga Formula 1 – do të vlerësoheshin vetëm nëse organizatorët do të ishin në gjendje të siguronin të gjitha garancitë e sigurisë shëndetësore. “Përveç masave të rrepta të higjenës, koncepti gjithashtu parshikon kontrolle dhe teste të rregullta shëndetësore për ekipet dhe të gjithë punonjësit e tjerë – nënvizon Ministria – Elementi thelbësor do të jetë koordinimi i ngushtë midis organizatorit dhe autoriteteve shëndetësore rajonale dhe lokale”. Në veçanti, qeveria dëshironte që ngjarja të organizohej në një cirkuit të mbyllur, d.m.th pa kontakte me pjesën e jashtme, me përjashtim të austriakëve të përfshirë në menaxhimin e garës.

Mediat lokale flasin për fluturime speciale për të transportuar skuderitë në cirkuit. Sidoqoftë, vetëm ata që kanë certifikatën shëndetësore me testet për Covid-19 të kryera do të hyjnë në vend për Formulën 1. Austria, që ka regjistruar më pak se 700 vdekje nga Covid-19, ka lehtësuar në mënyrë progresive kufizimet në vend që nga mesi i prillit për të luftuar epideminë dhe nuk ka evidentuar një gjallërim të infektimeve. Nëse gjithçka kalon mirë në Spielberg, sezoni mund të vazhdojë më 19 korrik në Budapest (Hungari). Dy gara janë planifikuar në Silverstone për fillimin e gushtit, por këto do të varen nga fakti se F1 arrin të marrë një përjashtim nga kufizimet e parashikuara aktualisht për karantinën në Britaninë e Madhe. Janë konfirmuar në 30 qershor e 6 shtator Cmimet e Mëdha në Spa (Belgjikë) dhe Monza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *