• |
ide | kryesore

Albin Kurti masa të reja: Serbia ka ndërruar qasje, i kundërvihemi me masë reciproke

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Albin Kurti ka sqaruar vendimet që ka marrë në mbledhjen e mbrëmshme Qeveria në detyrë, ku janë marrë masa shtesë të reciprocitetit ndaj Serbisë, është shkarkuar Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova” Sh.A. dhe janë marrë edhe disa vendime të tjera.

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se pse është marrë vendimi për futjen e masave të reja në reciprocitetin ndaj Serbisë.


“Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke”, ka shkruar Kurti, duke arsyetuar edhe vendimet e tjera të marra në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë.

Postimi i plotë i Kurtit: 

“Në mbledhjen e 37-të të Qeverisë, mbrëmë, morëm 6 vendime:

1. Reciprociteti me Serbinë

Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke. Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare. Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës.

2. Bordet

Kemi vazhduar shkapjen e Ndërmarrjeve Publike nga keqpërdorimi. Mbrëmë, u shkarkua Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova” Sh.A. Qeveria e ka bërë shkarkimin e tij për shkak të shkeljeve që janë konstatuar, dhe ku i cili e ka lejuar keqpërdorimin e pronës dhe dëmtimin e mjedisit. Bordi i ri ka këtë përbërje:

– Robert Lekaj, kryesues dhe drejtor;

– Luan Matoshi, drejtor;

– Miranda Zherka, drejtore; dhe

– Urim Gashi, drejtor.

Gjithashtu, z. Shpend Gjugja është emëruar drejtor në Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.

3. Lotaria e Kosovës

U miratua vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri me 30 prill 2020.

4. Vettingu

U miratua vendimi për vazhdimin e afatit të paraparë për paraqitje të raportit nga Grupi i ekspertëve të pavarur për hartimin dhe përgatitjen e parimeve për reformën e Vetingut në sistemin e drejtësisë, deri më 10 korrik 2020.

5. Kredi

U miratua nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”. Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite.

Vazhdojmë…”, ka shkruar Kurti.

Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur një mbledhje online në orët e vona të së shtunës, ku ka marrë vendim për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit, si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, plotësim-ndryshimi i vendimit të mëhershëm për marrëdhëniet tregtare me Serbinë, nënkupton ndalimin e dokumenteve për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, duke thënë se kjo është e papranueshëm për Serbinë.

Shefi i diplomacisë serbe tha se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun derisa këto masa nuk shfuqizohen.

6 Comments

    1. ore ju fuggrima duhet ta kishit ideoligjikisht mire me VV sepse eshte levizje ne thelb socialdemokrate

      Por juve qelbesira e rilindjes dhe hajduteve te UCK ju verbon ideali sepse ideali i padronit te fuges dhe hash-gjarprit eshte vetem hajduteria dhe banditizmi,

      cilin do besoj dhe njeriu me injorant ne bote, albinin apo lali erin apo edi ramen??

  1. Te Lumte Albin!!!

    Negociatatisen nga pozita te barbaratjo nga pozita te favorizuara kur njera ale i ka bere leshimet dhe kerkohen leshime te reja

    reciprotet dhe negociata.

    Jo njera pale te hape gjithccjadhe serbiaasnje gje

    KETO JANE PERPJEKJE PER RELATIVIZIMIN E SERBISE NE BALLKAN DHE EUROPE

    SERBIA KA NEVOJE PER NDRYSHIM SOCIAL DHE KULTUROR JO PER RELATIVIZIM

    1. Sondazhi i undp ne kosove 70 % jane te keaqur me qeverine.
      Nderkohe kjo shifwr ka qene 14% kur ishte kryeminister haradinaj

      Aq shume i dogji Isa kurves sa dolu dhe beri deklarate per sondazhin

      Kosovaret kane nje gje te mire. Po qe se ldk pdk aak e dhjet nuk e voton njeri . marrin 10% .
      Me u bo zgjedh je vv fiton 60%

      Ndaj u duhen akrobacite e gjk k me afate hamendesime rrfuzime etj pallavra.

      Meso or fuggrism

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu