• |
ide | kryesore

Meta për Reformën Zgjedhore : Mbani premtimin për konsensus, mos kini frikë nga vota e lirë! Edhe Presidenti të zgjidhet nga populli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Duke publikuar një shkrim të Bankës Botërore që thoshte se nga kriza e COVID Shqipëria do zhytet në varfëri, Presidenti Ilir Meta dha një mesazh politik.

Sot, ku është afati e fundit që kanë palët politike për të vulosur ndryshimin e sistemit zgjedhor, Presidenti i fton të mos kenë frikë dhe të mbajnë premtimin për konsensus.


“Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi”,- thote Meta.

STATUSI I PLOTË
31 maj 2020

Edhe pse është e diel të mos harrojmë paralajmërimet e fundit të Bankës Botërore:

“Covid-19 do të zhysë në varfëri, në skenarin më të mirë rreth 100 mijë shqiptarë, dhe në rastin më të keq diçka më shumë se 200 mijë individë, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit të publikuar për ndikimin e Covid-19 në mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor si dhe në normat e varfërisë. Banka Botërore parashikon disa skenarë të ndryshëm, sipas të cilëve, të varfërit në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë, dhe deri në 43.6% në skenarin më të rëndë. Në të dyja skenarët, Shqipëria do të vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë në rajon”.
📌 Lajmi i plotë: http://www.scan-tv.com/covid-19-kthen-shqiperine-vite-mbrapa-te-varfrit-do-te-rriten-deri-ne-200-mije-do-tkurret-shtresa-e-mesme/

Ndaj sot të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin e tyre për konsensus.

Jo vetëm kaq, pasi edhe kjo është shumë pak.

Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi.

Dhe për të dhënë shembullin i pari ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës.

8 Comments

  1. Paskan dale plot pjese teatrale . spo din shqipot e hutum ke pjes te shohin me pare. me mir nxirini nje nga nje. Se tani dhe skena ska me . Apo luhen rrugeve. e kuptova. teatro shetitese me klloun rruge..

  2. Ju Errla keni pare vd si zedhenese e kryeministrit dhe jo qe nuk keni reaguar por keni kafshuar gjuhen. Keni pare vd me bllok ne dore te nje antari te qeverise qe ju ishit zedhenese dhe heshtet sipas heshtjes qe pllakosi gjithe qeverinë.

    Keni pare vd me zberthim komçash te nje ministri tjeter dhe perseri heshtet se ky e mori “ denimin” ngaqe u shkarkua me fb. Mund te keni pare edhe shume vd te tjera qe mund te ju kene kenaqur ose merzitur, por ky eshte problemi Juaj

    Une nuk jam prokuror apo gjygjtare por deputet.

    Nuk jam as si e preferuara juaj advokatja e Popullit qe reagon me hope sipas gjendjes emocionale-shpirterore-hormonale-politike. Jo like meta presidenti zgjidhet nga kuvendi ne nje sistem parlamentar,kur blushi propozoje te zgjidhet nga populli ti salihu e basha ju sulet atij gati per ta shquer,sot per te shtyre vegjetimin tend na shpik lloj lloj makinacionesh,kjo qe kerkon ti duhet nderhyrje kushtetuese,ti kerkon pazare o floriri salihut por sharra me ne fund hasi ne gozhde

  3. Asgje s’pret populli nga ju, “Fetyrat e Krimit”. Popullin shqiptar e kane ushqyer kryesisht emigrantet deri tani se sa per politikanet tip Meta, Rama, Berisha Basha e compnies i kan sherby vetem familjeve the oborrtareve te tyre. Na shpetofte zoti nga kjo fare e keqe liderash qe dine vetem si te vjedhin e pasurohen ne emer te popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu