• |
ide | kryesore

Projektet/ Si po e shpërfytyrojnë kullat milionëshe qendrën e Tiranës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Vetëm tani kur po bëhet e qartë se 7 kulla të reja do të lartësohen në qendër të Tiranës, është kuptuar se përse Edi Rama dhe Erion Veliaj nxituan të vënë kompaninë Fusha të mbaronte me shpejtësi sheshi Skënderbej. Ai është konceptuar si hapsira në shërbim të atyre që do ngrenë gradaçelat e reja. Por ky finalizim i një projekti që Rama e kishte që kur si kryetar bashkie prezantoi plani francez të rrethimit të qendrës me kulla, duke e transformuar krejtësisht qytetin dhe historinë e tij, ngërthen edhe shumë pikpyetje të tjera.

Kush do ti financojë ato? A do futen në lojë paratë e pista të drogës kur dihet se vetëm një nga ndërtuesit e 7 rokaqiejve ka eksperiencë si kompani ndërtimi? Më pas a janë të leverdishme ato në ktë kohë krize të thellë ekonomike? A përputhen ato me premtimin mbi të cilin u zgjodh kryebashkiaku Veliaj se Tirana është e mbingopur dhe nuk do të jepte më leje ndërtimi? A e varrosin ato krejtësisht mjedisin në një qytet edhe kështu të ndotur, i cili ka dendurinë (banor për M2) në rajon?


Ethet marramendëse për fitim nuk kanë pyetur për asnjë nga këto dilema. Për të parë atë që do të ndodhi nëse këtij plani i shkohet deri në fund, Lapsi.al, po prezanton të gjitha maketet si si do të ngjajë qendra e shpërfytyruar e Tiranës nesër. Nuk do të jetë çudi që si në grafikën e Avni Delvinës (lart) një ditë edhe kullën e sahatit ta shkulin. 

Book Building, projekti që zhduk kullën e sahatit 

Nëse kulla e sahatit nuk do të shkulet, një gjë është e sigurtë, ajo do të fshihet njësoj sikurse ndodhi me monomentin e parë të Tiranës tyrben që tashmë gjendet poshtë hotel “Piazza” (dy fotot poshtë). Kjo do të ndodhë sepse punimet kanë filluar për ngritjen e tre godinave të Book Building. Ai përbën një kompleks me godina polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 3 kate nëntokë. Book Building do të ndërtohet nga një kompani e panjohur në fushën e ndërtimit, Techno-Alb sh.p.k. Projekti parashikon ndërtim me sipërfaqe mbi 40 mijë metra katrorë.

Kulla e re/ Sahati i Tiranës rrezikon të shembet (fotot) – Lapsi.al

“Eyes Tirana”, 26 kate nga Edil Al

Eyes of Tirana është projektuar si një ndërtesë e madhe, 26 kate e lartë në 55.444 m².

Kulla e radhës në qendër të kryeqytetit, pagëzohet “Eyes of Tirana ...

Punimet për ndërtimin e kullës pritet të nisin këtë vit. Thuhet se godina do të shërbejë si hotel nga  firma e njohur ndërkombëtare e hotelerisë Melia. Ndërtuesi i saj është Edil Al, që ka në posedim edhe televizionin kombëtar Vizion Plus. ndryshe na të gjitha rastet e tjera Edil Al është e vetmja kompani me përvojë në fushën e ndërtimit.

Tirana “Ever Green”, 20 kate

Prej shumë kohësh të bllokuara, punimet për objektin 20- katësh në afërsi të qendrës përballë Kishës Ortodokse rinisësn sërish. 

Objekti, tani një karabina, zë një sipërfaqe prej më shumë se 12.400 m² dhe ka 20 kate, në të cilat katër nëntokë.

Kulla do të ketë 4 nivele parking nëntokësor, hapësira komerciale, dyqane, 7 nivele zyra, 8 nivele banimi dhe një hotel super luksoz, me një investim 25 milionë euro.

Hotel Tirana i ri, 30 kate probleme me pronarët

Kompania GECI shpk që ka në administrim dhe pronësi hotel Tiranën, nisi këto ditë projektin për zgjerimin e tij me një objekt të ri rreth 30 kate. Punimet për projektin po vazhdojnë  dhe parashikohet të ndërtohet brenda një periudhe pesë vjeçare, për shkak të vështirësive të punimeve në pjesën e nëntokës. Agjensia BIRN ka zbuluar një skandal se si janë shpronësuar pronarët e tokave gjoja për arsye shtetërore të vendosjes së një nënstatcioni elektrik, dhe si ku spostua ku nënstacion menjëherë sapo u vendos për ngritjen e kullës 30 katshe (shiko linkun poshte).

Skema e grabitjes së pronave nga Bashkia, për ndërtimin e kullave te 15 katshi

Objekti i ri është konceptuar si shumëfunksional, por kryesisht hotel. Në katet e para të saj do të ketë dyqane të luksit, zyra biznesi dhe në katet e sipërme dhoma, suita hoteli dhe salla të mëdha konferencash.

Sheshi “Skënderbej” blindohet me kulla, gati gropa për 25-katëshin ...

Tirana’s Rock, 25 kate kush e ndërton?

Në anë të Hotel Tiranës në vend të ndërtesës monument kulture ku nisi fillimisht të funksionoje Banka e Shtetit Shqiptar do të ngrihet një kullë 25 katëshe që imiton bustin e heroit kombëtar, Skënderbeut.

Projekti i kullës, i quajtur “Tirana’s Rock” është publikuar nga Portali Shqiptar i ndërtuesve, por objekti ka marrë edhe miratimin e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Këto ditë janë prishur objektet ekzistuese për t’i lënë vend kullës së radhës.

Objekti, i cili ngrihet mbi një parking nëntokësor 5 katësh, konsiston në rreth 29,300 metër katror ambiente tregtare, zyra dhe njësi banimi. Apartamentet përbëjnë pjesën kryesore të projektit. Ndërsa ambientet tregtare do të jenë të aksesueshme nga ana e sheshit Skënderbe.

Trualli ku do të zhvillohet projekti që propozohet, kufizohet nga rruga e “DIBRES” që ndodhet në Jug, Unaza e Vogël në Veri. Trualli është pjesë e zemrës së qytetit të Tiranës. Partia demokratike denoncoi javën e shkuar disa anë të errëta të kësaj afere (shiko linkun poshte).

Kulla 25 katshe/ Paratë e kujt fshihen pas saj

©Lapsi.al

 

Tirana e dikurshme ne penelin e Vangjush Mihos

18 Comments

  1. Hiqe po ta mbajti bytha xhamine, po ta pret koken me jatagan baca Erdogan. 😛 Se po te jete per shqiptaret, vazhdo vazhdimin!

  2. Lapsi ka kohe qe i bie daulles kunder kapitalit qe zoterojne kulaket e kapitalizmit,ky kundershtim ne kohe te tregut te lire qe salihu e perdori per pushtet deri ne 2013,tani bashke me ju si laps dhe me lulzimen I jane sulur kapitalit,vete salihu e ka zyren e tij ne nje nga keto rrokaqiejt i ndertuar ne kohe te salihut i inaguruar prej tij,por ju nuk flisnit atehere,se salihu ta kepuste koken

    1. Edi Rama koment per te paemrin 14:09:
      Pupupupu, o zot, o zot. E fillon fjaline ne kombinat dhe e mbaron ne kinostudio. Mire qe s’vuri pike pas asnjeres fjali, por as ne fund se mbyll me nje pike. A ty te qenka fikur kandili i dijes mor i mjere. Lexo ndonje liber se do te ndihmoje ne jete dhe ndonje dite mund te arrish dhe të shkuash ndonjë mendim te saktë🙃.

      P.s: Me vjen keq se qenke dhe Rilindes trushplare😉.

  3. Harojeni Tiranen si ka qene, ose pranoni kete Tirane qe shtetaret tone po e rikrijojne si ja ka interesi ose ikni nga ky vend

  4. Në emër të modernizmit po ndërtojnë ngrehina “futuristike” njëra më shemtirë se tjetra, në vend që të ndërtojë sipas arkitekturës tradicionale historike shqiptare, të të gjitha trevave tona dhe moderne në të njëjtën kohë. Merr më të mirën tonën, nje shembull është Hotel Panorama në Krujë dhe t’i bëjnë arkitektët tanë të talentuar.

    Po çfarë do presesh nga Rama me shokë!

    1. Pse duhet me ik ne dhe jo keta kurvat e politikes qe e degjeneruan kete vend ? Rembe armet dhe revolucion . te rroje kush te rroje , por ai qe te rroje ta shoh zonje kete vend dhe te ndihet zoteri ne kete vend .

  5. Nje gje dua te na e shpegojne arkitetet qe vijne ne tirane , si ka mundesi qe neper bote ndertimet e larta vijne me baze te madhe dhe kur shkojne ne maje kane baze te vogel deri dhe me maj per antena , kurse ketu tek ne baza eshte e vogel dhe kur shkon lart zmadhohet ???
    Mendoj se e kane per ne kembesoret qe te na ruajne nga shiu dhe djelli dhe luajne rolin e cadrave …….. mgjths e ka thene dhe lali qe toke skemi por ajer kemi boll kshuqe jepini biles mbasi ti ngreni te gjitha kullat veni nje tarace te madhe qe i mbullon te gjitha ……..

  6. tani mos na hapni me barkun me tiranen e dikurshme se tirana e dikurshme ishte fshat, dhe pa makina madje. Na keni ca trapin tu be si nostalgjike me tiranen e dikurshme nderkohe qe te gjith ata qe kishin shpiat private te tiranes se dikurshme i kan dhene me u be pallat, dhe atyre qe u kan mbet akoma ato shpia po luten kur do vije ndonje pallat t’ua marri.

  7. S’po thote njeri te kthje Tiranen e dikurshme, por te ruash zemren e Tiranes, te pakten ato pak objekte ikone qe i ndertuan Italianet. Edhe Enver Hoxha qe fitoi luftn kundra “fashisteve”nuk i shembi, por i shemb Erion Veliaj me justifikimin “objekte fashiste”:).

    Dhe sa per shtepite private, ore te gjithe mund te duan te shesin e te bejne kulla, por puna eshte se Bashkia duhet te kete nje plan zhvillimi urban dhe te jape ose mos jape leje ne varesi te planit. Ketu ska plan, por ka babzillek,vetem lek, lek, lek saqe s’lan korridor mes pallatesh pa bere pallat.

  8. Janë po të njëjtët, ata të cilët…

    …idealet e demokracisë, na i servirën të shkëlqyera për bukurinë dhe harmoninë e tyre dhe që u muarën nëpër këmbë nga po këta, të cilët nën trysninë e instinktive ataviste para arsyes e ligjit dhe e leverdive vetjake lakmitare dhe epshore e çuan këtë vend në kaos e degjenerim moral.

    … pushtetin, pasurinë, politikën e gjithçka që ekzistonte në Republikën e Shqipërisë, e trajtuan si pronë të vetën, e uzurpuan dhe e privatizuan duke abuzuar me vlerën reale të tyre, nëpërmjet djegieve, shkatërrimeve e falsifikimeve të dokumenteve për tjetërsimin e pronësive në industri, bujqësi, transport rrugor, hekurudhor, detar ajror, në mbrojtje etj…

    …shkatërruan gjithë infrastrukturën arsimore – kulturore e shëndetësore të shtrirë në të gjithë Shqipërinë: çerdhe, kopshte, shkolla, universitete e institute, spitale, qendra shëndetësore, teatro, vatra kulture, Kinostudio, biblioteka, ansamble folklorike, grupe popullore etj., duke i kthyer nga institucione edukimi e kulture në ngrehina të rrënuara. Një barbari e vërtetë e inspiruar nga këta kusarë biblikë…

    … instaluan një sistem drejtësie me gjyqtarë e prokurorësh kanibalë,të korruptuar e të pashpirt, një sistem grabitqarësh, pa nder e moral, kusarë dhe vrasës, “bunkerin mbrojtës” të kusarisë dhe makutërisë së tyre. Për të instaluar PADREJTËSINË. Projektin e kishit gati.

    …rekrutuan në sistemin e drejtësisë fshatarë të pagdhendur me një kurs plepash 6 mujor (“plepistët), krejtësisht të paaftë e për rrjedhojë, servila, të frikësuar, të përdorshëm me lehtësi. Të tillë u duheshin… që vendimet t’i merrnin sa hap e mbyll sytë, me po atë lehtësi që nxirrnin qurrat prej hunde dhe pastaj i fshinin në prapanicat e tyre…Kur salihu ju solli ju ceceneve ne tirone ju e treguar se cfare bete ne teorine e tokes se xanun o shpellkare atehere ju nuk flisnit por tani hani mut kur tirona ka mare pamje te nje qyteti europian e tregojne fotot e fotografeve te mediave me prestigjioze te europes e botes

  9. Në një intervistë dhënë së fundmi, kryetari agraro-ambientalist, Agron Duka, ndër të tjera theksoi që: “Opozita kërkon edhe identifikimin biometrik, pasi janë mbushur kutitë e votimit me emigrantë që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri”.

    Ky pohim i zotit Duka është shumë interesant dhe shpreh një të vërtetë. Është nga ato të vërteta që nuk janë legjenda urbane, por që janë provuar me vendim gjyqësor për të cilën komisionerët kanë bërë burg.

    Për ata që e kanë harruar, ky fenomen ka ndodhur kur në pushtet ka qenë opozita e sotme, me kryeministër Sali Berishën dhe ministër të Jashtëm Lulzim Bashën.

    Më 28 qershor 2009, në komunën Rruzhdie në Fier, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare u konsumua pikërisht ajo që ngre me forcë zoti Duka: “Mbushja e kutive të votimit me emigrantë që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri”.

    1. Prandaj mor zotni thoi PS te pranoj identifikimin biometrik se keta te opozites jane te temerrrshem votojne per emigrantet…..Aman se po iku PS do marrim fund si komb…..po mire te na behet…nuk ja ditem per nder punen nate e dite e te palodhur per te na vendosur ne krye te listave me kokeposhte per treguesit e mirqenies dhe demokracise…Plus do na mbetej merak si popull qe nuk arritem te benim nje kryeminister miljarder dollari…duhej dhe shume pak se nja 700-800 miljon dolllar me duket se i ak bo deri tani..dhe per ne si komb kjo do ish arritje e madhe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu