• |
ide | kryesore

I FUNDIT/ Basha i përgjigjet ambasadores amerikane

-Instant, Arkiva, Lajme

Pas deklaratës së ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim që e la në dorë të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha arritjen e marrëveshjes, ka reaguar ky i fundit.

Selia blu ka njoftuar një deklaratë për mediat pas 10 minutash të kreut të opozitës. Pak më herët Kim tha në përfudnim të takimit të Këshillit Politik se ishte arritur një marrëveshje dhe mazhoranca kishte bërë lëshimet e saj dhe tani ishte radha e opozitës.


“Ishte një ditë e gjatë. 9 orë dje dhe bëmë shumë progres. Kishim 9 orë të tjera sot dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Në një negociatë që është kaq e rëndësishme për Shqipërinë, çdo pale dhe partie i kërkohet të japë që Shqipëria të fitojë. Çdo palë dha dhe çdo palë fitoi. Populli shqiptar do fitojë më shumë. Çdo palë dhe çdo parti dha dhe më duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka provilegje dhe ata do të jepnin më shumë. Dhe ata e bënë. E përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë.

Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje që e fut Shqipërinë në një rrugë drejt BE. Realizuam masat që kërkoi ODIHR. Bëmë disa hapa domethënës që nuk janë rekomanduar nga ODIHR, por që mund ta shtyjnë përpara Shqipërinë. Ka ardhur koha për opozitën dhe mikun tim Luli Basha që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë. Topi është në fushën e tij. E ardhmja është dorën e tij” – tha Kim. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. Ai thjesht gënjen sipas hallit që ka. Kur ka hall me ambasadorët thotë nuk e kuptova mirë, kur ka hall me Berishët thotë “ua theva turinjtë ambasadorëve”, kur ka hall me PD-në u thotë “do bëjmë protesta”, kur ka hall me karrigen e tij, thotë “do bashkojmë PD”, kur ka hall me humbjet thotë “mi vodhën votat” etj.

    Ndaj mos u përpiqni të kuptoni sa budalla është Çlirim Peka. Ai është zgjedhur si budalla të thotë gënjeshtrën e Lulzimit, pasi nuk kishte kush ta thoshte tjetër. Në fakt Lulit ai i ka mbetur.

  2. Kjo zonja e nderuar falenderon partine ne pushtet?????
    A ka fyerje me te madhe per inteligjencen e shqiptareve??

    M’u kujtua poezia Recital I malesorit i Migjenit, sa actuale tingellon…

  3. Ai thjesht gënjen sipas hallit që ka. Kur ka hall me ambasadorët thotë nuk e kuptova mirë, kur ka hall me Berishët thotë “ua theva turinjtë ambasadorëve”, kur ka hall me PD-në u thotë “do bëjmë protesta”, kur ka hall me karrigen e tij, thotë “do bashkojmë PD”, kur ka hall me humbjet thotë “mi vodhën votat” etj.

    Ndaj mos u përpiqni të kuptoni sa budalla është Çlirim Peka. Ai është zgjedhur si budalla të thotë gënjeshtrën e Lulzimit, pasi nuk kishte kush ta thoshte tjetër. Në fakt Lulit ai i ka mbetur.Nuk shet gje lulu o tutkun Ai me zorr I ka vjedhur ato miliona euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu