• |
ide | kryesore

Barcelona tronditet para rifillimit: Messi dëmtohet keq në aduktor

-Instant, Sport



Lionel Messi ka qenë mungesa e madhe në stërvitjen e fundit të Barcelonës në Ciutat Esportiva. Në kohën kur lojtarët blaugrana ushtroheshin nën urdhërat e Quique Setién, argjentinasi ka qendruar në palestër duke kryer një punë specifike për shkak të një problemi muskular në aduktor. Sipas emitentit spanjoll TV3, Messi i është nënshtruar rezonancës magnetike për të zbuluar shkallën e problemit muskular që e vë në dyshim për rifillimin e La Liga. Barcellona ndeshjen e parë e do ta luajë në transfertën e Mallorca.

Sulmuesi i Barcelonës po përjeton pothuaj një deja vu, duke qenë se humbi dy muaj në fillim të sezonit, për këputjen e soleut në këmbën e djathtë. Sipas TV3, Messi ka marrë një goditje në fund të seancës së djeshme stërvitore, që e bëri të detyrueshme rezonancën magnetike. Tani, sipas të njëjtit burim, të cilit i referohet edhe AS, argjentinasi duhet të qendrojë pushim rreth 10 ditë, duke e bërë të mundshme mungesën e numrit 10 në ndeshjen e parë post-Covid.

Dëmtimet janë një problem që nuk ka vonuar të shfaqet në Spanjë e kjo ende pa filluar ndeshjet: në tre javët e rifillimit të stërvitjeve, janë regjistruar 29 lojtarë të dëmtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *