• |
ide | kryesore

PD: Krimi po bën festë, drejtori i policisë është i zënë me gjyqin e një gruaje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj Policisë së Shtetit dhe kryeministrit Rama. Referuar vrasjeve të ditëve të fundit, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se krimi e ka mposhtur shtetin, sepse shefi i policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje, pasi policia është e zënë duke rrahur fëmijë.

Alibeaj shton mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit, ka krijuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë e jetës së qytetarëve.

Deklarata e plotë e Aliabeajt:

2 vrasje mafioze në Krujë, 2 vrasje të njëpasnjëshme në Vlorë, njëra në formën e një atentati mafioz, 2 vrasje për larje hesapesh në Kurbin, shpërthim tritoli nga Tirana në Vlorë, ky është bilanci i policisë së Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt brenda 10 ditëve të fundit.

Krimi e ka mposhtur shtetin, sepse shefi i policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje, pasi policia është e zënë duke rrahur fëmijë. Vrasjet, shpërthimet me tritol, atentatet nuk parandalohen dhe autorët nuk gjenden, sepse policia e Edi Ramës është e zënë me shfaqjet e turpshme me dron antikanabis, që zbulojnë vetëm 30 fidanë, sepse policia nuk lufton krimin, por rreh qytetarët që protestojnë në mbrojtje të Teatrit.

Mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit, ka krijuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë e jetës së qytetarëve. Vrasja e dyfishtë mbrëmë, në Krujë, është vetëm episodi i radhës, që ka plotësuar serialin e gjakshëm në vend ku fjalët ligj, rend, siguri tashmë janë bërë të huaja. Janë të gjitha akte që frymëzohen nga mbrojtja e dhunës shtetërore prej Edi Ramës, Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut.

Edi Rama, si strategu i të gjithë kësaj psikoze dhune dhe krimi që ka zaptuar vendin, nuk gjen asnjë shenjë pendese apo dhembshurie në rastin e fatkeqësisë së përdhunimit të një të miture 15 vjeçare, por i vërsulet kujtdo që kërkon llogari për këtë situatë.Nën një justifikim të rremë, se kërkesa e llogarisë ndaj tij, ministrave të tij, pushtetit të tij, “është e dhunshme”, jep prova ditë pas dite se mënyra e vetme për t’i shpëtuar përgjegjësisë është sulmi ndaj çdo zëri që ndjehet i revoltuar me këtë situatë.

Dhunë, përdhunime, krim, plagosje, vrasje! Kjo është gjendja që përjetojnë shqiptarët tani pas situatës së pandemisë, në një kohë shumë të shkurtër. Qetësia e rreme dhe ndjesia hipokrite e ndihmës ndaj qytetarëve përgjatë 2 muajve, frikshëm, i ka lënë vendin sundimit të krimit, të kthyer në normalitet gjatë bashkëqeverisjes së tij me Edi Ramën.

Edi Rama ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet duke pasur ortak krimin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë.



2 Comments

  1. Kush po ju degjon, e po ju ve veshin , se jo se nuk jane reale e faktike denoncimet, absolutisht, por ne morine e denoncimeve deri me sot, nuk kemi degjuar, e pare qe ligji, e veprimi shtetit ndaj shkelesve te jete zbatuar. Pra, ne nje shtet ku nuk ka veprim ligjor te barabarte para ligjit, qe ketu nuk egziston, parada e denoncimeve bie ne vesht te shurdher. Kjo, jo vetem brenda vendit, por edhe nga perfaqesusit e vendeve mike, qe bemat e shkeljet , vjedhjet, e per drogen, nuk kemi degjuar qe te thone se cpo behet, apo cpo ben ky pushtet anti demokratik, por u hiqen si badigarde shtetareve tane, e qe me se shumti po u mbajne edhe iso. Kjo, eshte demoralizuese per opinionin e qytetaret e ketij vendi, e andaj perhapet edhe mendimi izulionalist mbi qendrimet e tyre, pra kemi nje ftohje ndaj rrespektit qe ku ishim, e ku po na cojne. Sot koha ka ardhur e nje bashkimi popullist kunder ketij pushteti, qe ta largojme, e te shpetojme sa me pare e aqe me mire, ndryshe, mjerimi, e vuajtjet, do ju kujtojne kohen e baballareve te ketyre qe kemi ne pushtet.

  2. Berisha-Meta, që i kërkojnë të mos firmosë asnjë marrëveshje, e cila do të çonte në hapjen e negociatave për Shqipërinë.

    Këta të fundit janë duke i bërë presion Bashës, nëpërmjet mediave të tyre.

    Fillimisht ishte Çlirim Peka, ndërsa sot është Nikoll Lesi, që nëpërmjet organit zyrtar të LSI-së dhe Ilir Metës, gazetës “Koha Jonë”, i thotë Lulzim Bashës se duhet të zgjedhë mes Amerikës dhe Berishës e Metës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *