• |
ide | kryesore

Zidane përsërit planin me të cilin fitoi Champions: dy Real të ndryshëm për të mbyllur sezonin

-Instant, Sport

Eshtë një ide që mund ti vijë vetëm atij që ka në dispozicion një organikë të madhe e me kualitet të lartë. E duke qenë se bëhet fjalë për La Liga, projekti mund ti kishte shkuar ndër mend vetëm Real Madrid apo Barcelonës. Në këtë rast është Zinedine Zidane që ka në mend një plan për të shpëtuar të tijtë nga turi i forcës, duke krijuar dy skuadra të ndryshme: një Real Madrid titullar e një rezervë që të jetë në gjendje të alternohen sipas kundërshtarëve që duhen përballuar. Një plan që Zizou ia ka shpjeguar të tijve e që ka një precedent fitues në sezonin 2016-17, atë të ‘doblete’ Champions e kampionat.

Real ka 25 lojtarë në përbërje e ndoshta, për një projekt të këtij lloji, ka vetëm një problem: të gjejë alter egon e Benzema, duke qenë se zëvendësuesit e mundshëm, Jovic e Mariano Diaz, janë të dëmtuar. Kështu, alternativa e vetme mund të jetë Asensio i pozicionuar si falso nueve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu