• |
ide | kryesore

Penallti e mohuar në duelin mbijetesë, tërbohet Herrlich: “Skandal, arbitri është nga Këlni”

-Instant, F1, Sport



Përsëri polemika për Var. Me kampionatin gjerman që po shkon drejt fundit, cdo pikë mund të jetë vendimtare e motiv për nervozizëm. Stuttgart në 20 maj ankimoi kundër njohjes së rezultatit të ndeshjes në Bundesliga 2 kundër Wehen. Një penallti e akorduar nga arbitri i drejtuar nga Var, pavarësisht se ai përmes pamjeve të para në ekran nuk e kishte dalluar faullin (biseda mes Var dhe arbitrit u dëgjua nga mungesa e publikut në stadium). Por tani edhe Augsburg, në Bundesligë, ngre zërin.

4 javë nga fundi, klubi bavarez ka 4 pikë avantazh ndaj të tretës nga fundi që në Gjermani do të thotë playout me të tretën e divizionit të dytë. Një distancë e mirë, por akoma jo sigurie. Për këtë motiv, barazimi në shtëpi në përplasjen direkte me Koln nuk i ka pëlqyer fare teknikut Heiko Herrlich. Për mendimin e tij kishte një penallti (evidente) që as arbitri e as Guido Winkmann tek Var nuk e kanë quajtur të tillë. Në këtë pikë shpërthejnë polemikat e dyshimet. Pikërisht kështu sepse Winkmann banon pak kilometra nga Këlni, klubi që do të ndëshkohej në rast se do të akordohej penalltia…

Në minutën e 49′, me rezultatin 0-0: Noel Sarenren Bazee, i Augsburg, rrëzohet në zonë i kontrastuar nga Rafael Czichos e Ismail Jakobs. Arbitri vazhdoi lojën e pastaj u konsultua me Var, por penalltia nuk u akordua: “Për mua është e pakuptueshme – tha Herrlich në fund të ndeshjes -. Nuk e di si Winkmann nuk e pa. Goditet në këmbë e tërhiqet nga krahu. Nuk ekziston penallti më penallti se kaq. Nuk e di cfarë tjetër duhet të ndodhë. Nëse është kështu ta mbyllim me VAR. Ky është një skandal. Tek VAR ishte një njeri që banon 30 kilometra nga Këlni…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *