• |
ide | kryesore

Detajet e atentatit mafioz që tronditi Tiranën

Arkiva, Kryesore, Lajme



Një 40-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në një atentat të tipit mafioz në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal.

Viktima është Hekuran Billa, me origjinë nga Kukësi, por që prej vitesh jetonte në Tiranë. Ai është qëlluar teksa po udhëtonte me makinën e tij tip “BMW X6”.

Pak minuta pas ngjarjes një automjet tip Benz me portobagazh është gjetur i djegur në Pezë të Vogël. Mendohet se ajo u përket autorëve të atentatit pasi në brendësi të saj u gjet edhe një armë automatik tip MP5 me silenciator. Numrat e fundit të targës janë të hequra. Targat ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tjetër tip ‘Renault’.

 

Hekuran Billa rezulton të jetë një person me precedentë penalë. Në vitin 2008, rezulton të ketë kryer një vrasje me armë në Angli.

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Angleze, lexohet se Billa është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një personi të identifikuar si Prel Marku. Në atë kohë, Billa, ishte 28 vjeç, ndërsa viktima, 22. Vendimi i Gjykatës së Anglisë është njohur nga drejtësia shqiptare dhe për pasojë, biznesmeni me origjinë nga Kukësi është ekstraduar drejt Shqipërisë, në vitin 2015.

Por për arsye të pashpjegueshme, 40-vjeçari ka dalë nga burgu dhe ka vijuar jetën e tij, deri në mbrëmjen e sotme, ku u ekzekutua me silenciator tek Komuna e Parisit.

Nga kërkimet në Qendrën Kombëtare te Biznesit, Hekuran Billa rezulton të ketë aktiv një biznes të tijin në Tiranë, ku jep makina me qira. “Car rent Albania”, quhet biznesi që administronte viktima. Dyshohet se Hekuran Billa ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës në Angli ndërsa një tjetër pistë është ajo e hakmarrjes. ©LAPSI.al



12 Comments

    1. qe kur tha Lideri Sumprem dhe Barkprem qe “te hane kokat e njeri-tjetrit”, te gjitha gjykatat po i lirojne jave pas jave cunat! Atyre thjesht te mos u bjere rruga nga Surreli…
      Suksese!

  1. Që e vranë këtë vrasësin ( gjithmonë sipas lajmeve tuaja) kjo nuk është ndonjë surprizë. Pyetja që duhet të bëni ju si gazetarë është: Në qoftë se ky person ka vrarë në Angli dhe është dënuar me 34 vjet burg, si ja fali gjykata shqiptare më shumë se 20 vjet? Pse i detyrojnë shqiptarët, që të bëjnë vetgjyqësi?
    Në qoftë se ky person vërtetë ka vrarë në Angli para 12 vjetësh, paçin faqen e bardhë ata që vranë vrasësin dhe nuk morën gjak te familja e pafajshme e tij.

  2. Si u lirua nga gjykata ? Behet transferimi me Shqiperi, njohje vendimi i Gjykates se huaj, pastaj behen ca manovra qe i ndryshojne vitet e burgimit dhe pas 3, 4 vitesh lihen te lire. Por me teper ju te Ramatepsise pysni shokun deputet Shameti qe e ka kthyer ne biznes kete pune.

  3. Ky nuk eshte i pari. Ka shume kriminele qe bejne denimin ne shqiperi dhe per “sjellje” te mire i lirojne si kte tipin.

  4. Kjo pra eshte Shqiperia qe duam. E beme Shqiperine si gjithe Europa Droge, Prosti dhe Garipa qe nga koha e Ilirve,
    Lerjani Shqiperine ta beje Greku, Serbi , Italiani , Amerikan apo Kinezi se Shqiptaret si rrace bizarre nuk jane te zot te qeverisin nje familje personale e jo me te bej shtet. Te paktem nje shtet i huaj shpeton edhe te humburit e fundit te botes se trete ne ballkan.

    Shiteni Shqiperine se nuk i hyn ne pune Shqiptarve, Toka djerr dhe pyje te masakruar, lumenj te vjedhur e shteruar dhe plehrat qe i kemi per ushqim ditor ne rruge dhe shtepi.

    Yrysh perpara drejt m***.

  5. Kjo pasi në një takim me kreun e PD Lulzim Basha, ai ka thënë se nuk e ka marrë pagën e luftës për punëtorët e tij, por në listën e publikuar nga Rama del se ata e kanë marrë të gjithë, konkretisht 13 punonjës e kanë marrë më datë 15 maj dhe 109 të tjerë më datë 8 qershor.

    I shqetësuar, pronari i fasonerisë thotë se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kohës dhe është futur në një kontekst të gabuar për t’i prishur imazhin.

  6. O re te qifsha robt e shtepse,o te qifsha motren dhe gruan a lexon shkrimin per se behet fjale apo ben zhurmuesin me kete qe ke shruar ne kete faqe ore morr mavi.

  7. Mafioz po ,por aspak tronditëse për Tiranën as për ndonjë fshat tjetër në Shqipëri. sipas jush që i vini këtë titull, pse duhet të tronditemi? Ne nuk kemi drejtësi fare. Vetëgjyqësia, shyqyr që ekziston. Si mund ta marrë dikush atë që meriton? Le të ketë sa më shumnë raste si ky derisa drejtësia të mos shitet e blihet si votat. Kur vritet dikush që ka vrarë, shqetësohet vetëm ndonjë i marrë. Titullin vërjani: ” Shyqyr, që iku edhe ky problematiku! Çdo ndodhi e tillë na zvogëlon numrin e kriminelëve që padrejtësia alla sorosiane na la në derë. Ndihuni më të qetë dhe bëni festë, kur partia në pushtet ka tani , një më pak nga ky model. Bini daulles!

  8. per mua te paren duhet te kishin vrare gjyqtaren qe e liroi pastaj kete katunarin qe ne vend te ndertoj nje jete normale ne Angli shkon dhe i merr jeten tjetrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *