• |
ide | kryesore

I vogël kishte vetëm darkën për të ngrenë, Rashford njofton arritjen: “3 milionë vakte për të varfërit”

-Instant, Sport



Marcus Rashford, lojtari i kombëtares angleze dhe i Manchester United, ka njoftuar se ka mbledhur fondet e nevojshme për ti lejuar shoqatës FareShare të shërbejë 3 milionë vakte për personat në nevojë. “Kam një lajm të madh, djema! Kishim objektivin që brenda fundit të qershorit FareShare të ishte në gjendje të furnizonte 3 milionë vakte për personat vulnerabël në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Sot e kemi arritur këtë objektiv”, ka njoftuar lojtari në faqen e tij në Tëitter.

Kur Premier League u pezullua, sulmuesi 22 vjecar nisi të bashkëpunojë me FareShare, që lufton kundër shpenzimit të kotë të ushqimit dhe kequshqyerjes. Objektivi: të ndihmonte fëmijët që u privuan nga ushqimet në mensë nga mbyllja e shkollave, për shkak të epidemisë së Covid-19. Fushata, e promovuar në Tëitter e në rrjetet sociale në fillim të prillit, ka grumbulluar 134.000 stërlina (150.000 euro), por shumë shkoi në 400.000 stërlina (gati 450.000 euro) falë një dhurimi të bërë nga vetë Rashford. Sulmuesi i Red Devils ka deklaruar se ka marrë këtë lloj ndihme kur ishte fëmijë i rritur nga vetëm e ëma, që duhej të punonte shumë orë për të siguruar që ai të kishte të paktën një vakt në orën e darkës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *