• |
ide | kryesore

Rritja e rasteve me Covid, shtyhet me një javë hapja e transportit publik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtyhet me një javë hapja e transportit publik. Vendimi u mor sot nga Komiteti teknik i ekspertëve për pandeminë. Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se pavarësisht rritjes së rasteve me koronavirusi situata është totalisht nën kontroll dhe nuk shikohet e nevojshme rikthimi i kufizimit të lëvizjes.

“Pas vlerësimit të situatës aktuale epidemiologjike, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ketë kthim mbrapa, por për më shumë siguri, u rivlerësua shtyrja e transporti publik me të paktën 1 javë, si aktivitet me rrezikshmëri të lartë”, tha Rakacolli.

Ndoshta shtyrja me 1 javë e rifillimit të këtij transporti do të mund të përafrojë qëndrimet e qeverisë dhe operatorëve të transportit publik të cilët prej ditësh kanë protestuar kundër hapjes pa iu plotësuar më parë 4 kërkesat e tyre.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *