• |
ide | kryesore

Video/ Nuk mjafton Eriksen për Inter, Mertens dërgon Napolin në finale kundër Juventus

-Instant, F1, Sport, Video



Finalja e Kupës së Italisë, të mërkurën në Romë, do të jetë Napoli-Juventus. Të kaltrit e Gattuso kanë barazuar 1-1 përballë Inter në San Paolo e të fortë në fitoren e marrë në vajtje në San Siro kalojnë raundin. Inter mori shpejt avantazhin me njeriun më të pritur: Eriksen dizenjoi një parabolë direkt nga këndi, duke befasuar mbrojtjen napoletane, përfshirë Ospina, pak reaktiv në këtë rast.

Portieri kolumbian përmirëson performancën me një pritje fantastike ndaj Lukaku në të 32′ e më pas në goditjen e Candreva në të 40′. Ospina kompleton mbrëmjen si protagonist me një rinisje precize në minutën e 41′ për kundërsulmin e barazimit: Insigne kontrolloi dhe mori me vete mbrojtësin duke shërbyer për Mertens një mundësi që nuk mund të humbej absolutisht. Gol i belgut, që ndëshkon atë që mund të jetë skuadra e tij e ardhshme, duke qenë se është në qendër të merkatos me zikaltrit të interesuar. Inter, që për gjithë pjesën e parë ishte shfaqur më i bukur, pësoi gol nga një situatë këndi në favor ndërsa ishte në avantazh.

Ndeshja bëhet më e ekuilibruar në pjesën e dytë dhe ritmi ulet, për shkak edhe të lodhjes. Insigne me kthesë në të 54 shkoi pranë golit, ndërsa Inter provoi më shumë nga distanca. Zëvendësimet: Fabian Ruiz, Callejon, Milik, Sanchez, Moses e Biraghi në harkun e pak minutave mund ti kishin dhënë frytet Contes, sepse ishte Sanchez që shkoi pranë golit kualifikues. Ospina fitoi të gjitha duelet, por në fund mori një karton të verdhë për sjellje jo të rregullt e do të jetë i detyruar të mungojë në finale me Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *