• |
ide | kryesore

Studiuesit në SHBA: Mutacioni e ka bërë koronavirusin më infektiv, mund t’i përgjigjet çdo gjëje që bëjmë për ta kontrolluar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Studiuesit në Florida thonë se besojnë se kanë gjetur argumente që koronavirusi i ri ka pësuar mutacion në një mënyrë që e bën atë më lehtë të infektojë qelizat njerëzore.

Sipas CNN, ata thonë se kërkohen më shumë hulumtime për të treguar nëse ndryshimi ka ndryshuar rrjedhën e pandemisë. Ndryshimet mund të shpjegojnë pse virusi ka shkaktuar kaq shumë infeksione në Shtetet e Bashkuara dhe në Amerikën Latine.

Po sipas CNN, bëhet fjalë për një mutacion për të cilin shkencëtarët shqetësohen me javë të tëra.

Bëhet fjalë për studiuesit në Institutin e Kërkimeve Scripps në Florida të cilët thanë që mutacioni ndikon në “S proteinë” – një strukturë në pjesën e jashtme të virusit që ai përdor për të hyrë në qeliza.

Nëse gjetjet konfirmohen, do të ishte hera e parë që dikush ka demonstruar se ndryshimet që shihen në virus kanë rëndësi për pandeminë.

“Viruset me këtë mutacion ishin shumë më infektivë sesa ata pa mutacion në sistemin e kulturës së qelizave që ne përdorëm”, tha virologu i Scriptps, Hyeryun Choe, që ndihmoi në studim.

Siç shkruan CNN, vetëm këtë javë, Organizata Botërore e Shëndetit tha që mutacionet e shikuara deri më tani në koronavirusin e ri nuk do të ndikojnë në efikasitetin e vaksinave në zhvillim.

Javën e kaluar, OBSH tha që mutacionet nuk e kishin bërë atë më lehtë të transmetueshme, dhe as nuk e kishin bërë virusin më të predispozuar të shkaktonte sëmundje serioze.

Por, Choe dhe kolegët e saj zhvilluan një seri eksperimentesh në enët laboratorike që tregojnë se një mutacion i quajtur D614G i jep virusit shumë më shumë “thumba”, dhe i bën ato më të qëndrueshme. Nga ana tjetër, e bëjnë më të lehtë hyrjen në qeliza.

Studiuesit do të postojnë gjetjet e tyre në një server të paraprintuar të quajtur BioRxiv. Kjo do të thotë se puna nuk është rishikuar nga ekspertë të tjerë të fushës.

Por Choe dhe kolegët e sak i dërguan letrat e tyre William Haseltine, një virolog, sipërmarrës bioteknologjik dhe kryetar i Access Health International.

Ndërkohë Haseltine beson se gjetjet shpjegojnë përhapjen e lehtë të coronavirusit nëpër Amerikë.

“Është domethënëse sepse tregon se virusi mund të ndryshojë, ndryshon në avantazhin e tij dhe ndoshta në disavantazhin tonë”, i tha Haseltine CNN, përcjell Telegrafi. “Ai ka bërë një punë të mirë deri më tani për t’iu përshtatur kulturës njerëzore”, shtoi ai.

Shkencëtarët kanë qenë duke shpërndarë lirshëm sekuencat e virusit, të cilët, si të gjithë viruset, ndryshojnë vazhdimisht.

“Diku në mes të janarit, pati një ndryshim që lejoi që virusi të bëhej më infektiv. Nuk do të thotë se është më vdekjeprurës”, tha Haseltine. “Kjo e bën atë rreth 10 herë më infektiv”.



2 Comments

  1. CNN nuk eshte burim i besueshem nga mund te merrni lajme te sakta o lapsi dhe nderkohe jeni juve qe perhapni panik.

    Nderkohe futuni ne youtube dhe shihni nje video me nje infermiere trime qe flet per skandalet qe ndodhin ne spitalet e New Yourkut me kete koronen, (eshte ne anglisht). Titulli — “NYC Epicenter Nurse Tells All ~ and the Killing of Patients” nga aplanetruth5. E gjate 1 ore e 10 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *