• |
ide | kryesore

Tirana, superfuqia e rifillimit të futbollit: shifrat bardheblu nuk i rivalizon dot askush

-Instant, Sport



Tirana e rinisi futbollin aty ku e kishte lënë, në vazhdën e fitoreve, me një stabilitet për tu admiruar dhe një kondicion fizik impresionues. Askush nuk ka treguar formën e Tiranës, edhe pse Kukësi i ka qendruar pas tre fitoreve të bardhebluve, por me performanca që ndryshojnë nga supremacia e kryeqyetatasve. 13 gola të shënuar në tre takime dëshmojnë superxhiron që kanë marrë të besuarit e Egbo, që kanë lejuar vetëm dy herë prekjen e rrjetës që kur topi filloi të lëvizë përsëri. E në këtë pikë shifratme këtë +11 në golavarazh e bëjnë të pakrahasueshme skuadrën e Egbo.

Asnjë humbje që kur e ka marrë drejtimin e ekipit, përpara atij derbi që theu hegjemoninë e Partizanit dhe nisi një seri rezultatesh ku 16 rezultatet pozitive radhazi, mes kampionatit e Kupës, janë njollosur vetëm nga një barazim me Skënderbeun. Tani Egbo, edhe pse nuk e shpreh, ka nisur të mendojë për titullin dhe duhet ta bëjë, në kohën kur e sheh veten në katër më të mirat e Kupës pas vetëm 90 minutash e është përpara një stacioni që mund të jetë vendimtar për të rrëmbyer titullin e 25 kampion në historinë e klubit.

Në Niko Dovana e pret Teuta, shpresa e vetme që ka Kukësi për të ndalur kryesuesit përpara ndeshjes direkte. Egbo do të ishte i kënaqur edhe me një pikë, por nigeriani nuk është nga ata që luan me llogaritë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *