• |
ide | kryesore

“E kishte vendosur Zoti të humbnim”: Egbo i qetë pas disfatës së parë në pankinën e Tiranës

-Instant, Sport



“Edhe sot na pa Zoti dhe e kishte vendosur ai që të ndodhte kështu, por kështu është jeta”. Me këto fjalë tekniku i Tiranës, Emanuel Egbo, ka nxjerrë veten nga përgjegjësia e humbjes së parë që kur ka marrë drejtimin e skuadrës. Në Durrës, pritej një ndeshje e vështirë për bardheblutë, por tekniku nigerian nuk duket i shqetësuar për afrimin e Kukësit, duke e marrë me filozofi humbjen: “Unë ndihem shumë i qetë, pasi ky është futbolli. Lojtarët nuk duhet të shqetësohen për asgjë, jemi me këmbë në tokë. Ne kemi forcën e duhur dhe kam besimin te lojtarët që kam. Nëse do shënonim me ato raste që kishim në pjesën e dytë, do flisnim ndryshe tani”.

Gjashtë pikë është tashmë diferenca me Kukësin, e me ndeshjen direkte mes tyre ende për tu luajtur: “Unë e kam thënë gjithmonë se nuk merrem me ekipet e tjera. Unë dua të futemi në fushë dhe të marrim maksimumin. Kjo që ndodhi sot nuk më shqetëson aspak, pasi e kemi pritur edhe këtë moment që të ndodhë, pasi jeta kështu është. Ne do shkojmë tani dhe do përgatitemi për ndeshjen e radhës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *