• |
ide | kryesore

Një finale e pazakontë: debuton tifozeria ‘virtuale’, ceremonia është ‘bëje vetë’

-Instant, Sport



Një ceremoni “bëje vetë” ajo që do të luhet në skenën e Olimpico në fund të Napoli-Juve. Rregullat anti-virus trondisin në fakt edhe ceremoninë për dorëzimin e Kupës së Italisë tek skuadra fituese. Trofeu e medaljet do të lihen mbi një tavolinë e lojtarët do ti marrin vetë, duke u ngjitur përmes një rruge që to të evitojë kontaktet mes tyre. Kështu, medaljet nuk do të kalojnë nga duart e asnjë autoriteti – do të mungojë edhe presidenti i Republikës Mattarella – përpara se të përfundojë në ato të fituesve.

I vetmi moment grumbullimi i lejuar do të jetë kur kapiteni i skuadrës që do të triumfojë, do të ngrejë lart Kupën. Atëherë mund ti jepet festimit bashkë me shokët e tij pranë. Në Olimpico nuk do të jetë as ministri i Sportit Spadafora e numri një i Coni Malagò. Prezentë do të jetë presidenti i Figc Gravina e ai i Lega Serie A Dal Pino. Pa tifozë të vërtetë, në shkallë do të debutojë publiku ‘virtual’ me koreografi dixhitale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *