• |
ide | kryesore

66 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit, 66 persona janë konfirmuar me koronavirus.

Në përditësimin e një dite më parë, ku u konfirmuar 50 raste me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë apeloi qytetarët për të respektuar masat anti Covid 19, si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. 

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi kur prisni përgjigjen e tamponit apo kur jeni në karantinë.” deklaroi një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë.



4 Comments

  1. do jete propagande e qeverise ti shtij friken popullit qe mos te dal ne revolucion ta rrezoj..corona nuk egziston..ramavirusi egziston..a komb injorant qe jemi,popull debil .maska jo,distance jo,dasma plot,varrimet nga 300 njerez..rroku e puthu nga 10 here..ju jo ramen qe e keni hak,po ju doni berishen me enverin bashk.cdo popull meriton qeverin qe ka..ik ngrini dy gishtat nga shtrati i spitalit ose thurini lavde rilindjes me tubin te pozicionuar mire…dele

    1. Kurse ti ore trap, vazhdo të pish jashtëqitjen e Ramës për kafe të hidhur e të ngresh tre gishtat lartë si serbët.

  2. Konstatohet dicka “madheshtore”. Komentuesit sufllaqexhinj te bodrumeve te pallatit te kongreseve kane filluar te flasin keq edhe per kryeministrin, liderin e tyre te perhershem dhe te perjetshem, per te cilin luten cdo dite qe t’u marre dite nga ditet e tyre. Por si gjithmone, fajin per ta e ka Berisha. Harrojne dicka, Berisha ka shtate vite qe u denua me vote popullore dhe nuk eshte ne qeveri. Harrojne edhe dicka “krejtesisht te parendesishme” qe Rama ka shtate vite ne pushtet dhe e vetmja gje e mire qe ka bere eshte se ka marre mbi 4 miliarde euro borxhe per rilindjen urbane. Eshte e vetmja gje me te cilen mburren rilindoret ne intervista televizive. Se cfare ndikimi ka kjo ne permiresimin e jetes se shqiptareve, kete vetem mendjet e mykura nga qendrimi mbyllur neper bodrume mund ta shpjegojne. O mendjemykur, duhet ta kuptoni se ai qe u mburr me sukseset ne luften e madhe kunder covidit, eshte po aq fajtor edhe per deshtimet. Nese njerezit degjojne me shume Berishen se Ramen, ky perseri eshte deshtim i Rames. Jane infektuar edhe njerez ne kryeministri dhe ne ministrine e ekonomise dhe natyrisht qe aty nuk punojne mbeshtetes te Berishes. Nese covidi eshte perhapur shume neper spitale, natyrshem qe spitalet nuk i ka administrata e Berishes, por administrata e zgjedhur nga ministresha me doktorature te vjedhur ne Afriken e Jugut dhe ish-drejtori i TCH. Mungesa e masave mbrojtese neper spitale dhe jo hapja sic duan te na mbushin mendjen, ka sjelle rritjen ne progres gjeometrik te numrit te te infektuarve. Por e keqja me e madhe nuk eshte rritja e numrit te te infektuarve, por infeksioni qe eshte perhapur ne cdo spital dhe njerezit sot nuk shkojne neper spitale nga frika e infeksionit. (Sa tendera jane bere per te paisje mbrojtese per personelin e spitaleve?) Edhe kjo do kete pasoja te renda per shendetin e njerezve, pasi jo gjithkush mund mund te shkoje neper spitale private. Ne fund pyetje per ate kafene e hidhur, mos ia kane ndaluar gje qe ta pije kafene me sheqer sepse dihet qe perdorimi i shumte i sheqerit e ndihmon koronavirusin, nderkohe qe ka zera se ne mes te personave qe komentojne ka nje ose me shume te infektuar? A e keni bere tamponin se po perhapni infeksion ne njerez?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *