• |
ide | kryesore

FOTO/ Tmerri i 8 minutave në Manchester: Garcia del me barrel e me respirator në fytyrë

-Instant, Sport



Momente të një frike të madhe në fund të sfidës Manchester City-Arsenal, në rikthimin në fushë të Premier League. Në minutën e 80 portieri i Citizens, Ederson, është përplasur dhunshëm me shokun e ri të skuadrës Eric Garcia. Një impakt i fortë në të cilin spanjolli e pësoi më keq.

I goditur në fytyrë, Garcia ka marrë ndihmën e shpejtë për 8 minuta përpara se të shoqërohet jashtë fushës me barrel e me respirator në fytyrë. Mbrojtësi është dërguar menjëherë në spital për kontrolle të hollësishme. “Është koshient, por do ti nënshtrohet kontrolleve të tjera sepse një goditje në kokë është gjithnjë e rrezikshme – ka thënë Pep Guardiola pas ndeshjes – Do të bëjmë gjithcka për të qenë të sigurtë se Eric është mirë. Mendoj se pas asaj që ndodhi, mund të qendrojë në spital për dy tre ditë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *