• |
ide | kryesore

15 kushtet për Shqipërinë/ Meta: Rrezikojmë që të kthehemi pas me integrimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me amendamentin e miratuar nga Parlamenti Europian me 15 kushtet për Shqipërinë, theksoi se është e nevojshme plotësimi i këtyre pikave, pasi rrezikohet kthim pas.

Ai pohoi se këto janë çështje të vjetra..

“Mendoj se kjo është një çështje e vjetër, në kuptimin e faktit se kushtet janë aty prej vitesh. Duke nisur me krye kushtin e parë dhe të pakalueshëm, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. U bë 4 vite që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme dhe nga Bundestagu gjerman çështja e zgjedhjeve. Duke nisur nga hetimi i zgjedhjeve lokale në Shijak e Dibër. Kushtet kanë qenë aty, janë këtu dhe duhet urgjentisht të përmbushen në mënyrë që vendi të ketë mundësi reale në një të ardhme të shpejtë që të hedh hapa para. Përndryshe me metodologjinë e re të BE, rrezikojmë të kthehemi pas në drejtim të procesit të integrimit europian që do të ishte dënim i pamerituar për popullin shqiptar.”, tha Meta.



5 Comments

  1. Unë e njihja mirë zërin e Agim Shehut. Autokolona jonë kishte ndaluar te Ura e Dajlanit në pamundësi për të bërë përpara. Papritur, në radio buçiti një zë i fortë dhe me tërsëllëmë urdhëroi “Në asnjë mënyrë të mos bëhet mitingu, do përgjigjeni me kokë. Të mos futet në Durrës Servet Pëllumbi, masakrojeni, po po masakrojeni”. Isha në një makinë me prof. Servetin. Ai e dëgjoi zërin në radio. “Ç’është ky mo Spartak, më pyeti”. Është Sali Berisha profesor i thash, kërkon kokën tënde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *