• |
ide | kryesore

Duhet të bëjë atë që Juventus nuk e bën prej 24 vjetësh që të shpëtojë pankinën: Sarri e CR7 në rrezik

-Instant, Sport



Për ndonjë vetëm fitorja e Champions League mund të shpëtojë Maurizio Sarri. E ekzagjeruar nëse mendohet se Juventus nuk ngjitet në catinë e Europës prej më shumë se 20 vjetësh. E sigurtë se të mos fitohet kampionati nuk do ta kapërcehet nga drejtuesit e klubit e në këtë pikë po, pankina e teknikut do të ishte në rrezik. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e teknikut toskan, që është përplasur me një realitet më të egër sa parashikohej.

Tifozët, sot më shumë se kurrë, nuk e duan: për të shkuarën e tij, për mënyrat e të bërit të gjërave e, sidomos, se humbi dy objektiva të sezonit. Kërkohët tani një zgjidhje, përndryshe ish-tekniku i Napoli e Chelsea rrezikon të ketë fundin e Maifredi, që erdhi në Torino për të bërë lojë të bukur e u përzu pas vetëm një sezoni shkatërrimtar.

Juventusi i Sarri është në linjë me të fundit të Allegri: ka humbur Superkupën italiane, por ka bërë më mirë në Kupën e Italisë (mundur në finale kundër eleminimit në cerekfinale). Kampionati do të jetë peshorja, plùs Champions. Pa titullin e nëntë radhazi, fati i Sarri duket i shënuar.

Por rrezikon shumë edhe Cristiano Ronaldo. Jo për atë që i përket të ardhmes kontratuale apo për zero gola në dy ndeshje (katër nëse llogaritet edhe periudha pre-Covid) e një penallti në shtyllë. Të mbetet me zero tituj do të ishte një situatë e papranueshme për portugezin që në këtë mënyrë do ti thoshte lamtumirë edhe Topit të Artë. Sepse pa Europianin, i mbetet vetëm Champions League për të fituar cmimin individual më prestigjoz. Të fitojë kampionatin nuk do të mjaftonte. Shpresa, e tij dhe e juventinëve, është që Lisbona ti jetë akoma mike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *