• |
ide | kryesore

Ancelotti në Angli, por po hetohet në Spanjë: tekniku ka fshehur 1 milionë euro

-Instant, Sport



Edhe Carlo Ancelotti ka përfunduar në shënjestër të tatimeve spanjolle. Sipas medias iberike, në fakt, Tatimet në Madrid kanë prezantuar një denoncim kundër teknikut actual të Everton për një evasion fiscal të dyshuar prej më shumë se një milion euro (saktësisht 1.062.079) që lidhet me dyvjecarin 2014-2015, kur Ancelotti drejtonte Real. Akuzat janë të ashpra e kanë lidhje me shpërblimet e marrë si trajner, por kryesisht me ato që lidhen me të drejtën e imazhit.

Sipas hetuesve, Ancelotti ka përdorur një rrjet kompleks për të fshehur një pjesë të të ardhurave të tij nga Agjensia e Hyrjeve spanjolle. tekniku nga Reggiolo është vetëm i fundit nga personazhet e njohur të futbollit iberik përfunduar nën lenten zmadhuese të tatimeve. Rastet më të njohura kanë qenë ato të Messi e Cristiano Ronaldo, të dënuar respektivisht 21 e 23 muaj burg e me pagesën e gjibave milionëshe. Lista në fakt është e gjatë dhe përfshin edhe emra si José Mourinho, Radamel Falcao, Alexis Sanchez, Diego Costa, Javier Mascherano, Marcelo, Angel Di Maria, James Rodriguez, Mesut Ozil e shumë të tjerë. Në rastet më të shumta, procedurat janë mbyllur me një pakt për pagesën e një kuote.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *