• |
ide | kryesore

Koronavirus i merr jetën lojtarit të vetëm që ka shënuar gol në Botëror për Irakun

-Instant, Sport



Ishte 56 vjec dhe ishte një legjendë e futbollit iraken: Ahmed Radhi ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve nga Koronavirus, pak orë pas transferimit me avion në Jordani. Prej një jave ishte shtruar në spitalin e Baghdad, pastaj të enjten e nxorrën përpara se të përkeqësohej në mënyrë fatale. Radhi ka qenë një nga shënuesit më të mirë të kombëtares së Irakut, e është i tij i vetmi gol që Iraku ka shënuar ne një Botëror: e shënoi në sfidën kundër Belgjikës në Kupën e Botës 1986. Udhëhoqi edhe Irakun në fitoren e Kupës së Gjirit në 1984 e në 1988, kur u zgjodh lojtari aziatik i vitit.

Në 2006 ishte larguar nga vendi për në Jordani pasi Komiteti olimpik kishte humbur pavarësinë e tij për shkak të dhunës sektare, por ishte kthyer në Irak një vit më pas për të provuar karrierën politike duke hyrë në parlament në vend të një deputeti të vrarë. Nuk ia doli të zgjidhet, megjithatë, as në 2014 e as në 2018 pasi kandidoi për Aleancën Kombëtare, një koalicion me figura shiite dhe suni. “Atlet dhe djal i pakrahasueshëm i Irakut”, tha ministri i ri i sportit, Adnan Dirjal, gjithashtu një ish-futbollist. Për Ali al-Hussein, kreu i Shoqatës Jordaniane të Futbollit, bota ka humbur “një yll të sportit që ne e donim dhe ishim krenarë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *