• |
ide | kryesore

Gjesti i bukur i Lazios: kurorë lulesh në varrezat e Bergamos për jetët e humbura nga Covid-19

-Instant, Sport



Një gjest simbolik me vlerë morale të pa llogaritshme. Lazio bën homazhe në Bergamo, qytetin më të goditur nga pandemia e Koronavirus, e viktimat e panumërueshme të shkaktuara prej virusit. Në mëngjesin e të mërkurës, një delegacion bardhekaltër, formuar nga Marco Parolo, nga klub-menaxheri Angelo Peruzzi e nga drejtori i Komunikimit Stefano De Martino, ka vendosur një kurorë me lule në varrezat e qytetit në nder të personave që humbën jetën për shkak të Covid-19.

Bardhekaltrit kanë mbërritur në Bergamo për ndeshjen e Serie A kundër Atalantës, që do të zhvillohet sonte në orën 21.45. Por përpara se të sfidohen në fushë klubi kryeqytetas ka dashur të japë një mesazh solidariteti për një pandemi që tronditi jetët e të gjithëve, por që në Itali, më shumë se kushdo, e ndjenë bergamaskët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *