• |
ide | kryesore

Putin dhe Macron, 2 orë në telefon: Folëm edhe për tensionet në Ballkan

-Instant, Arkiva, F1, Planet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Francës, Emmanuel Macron kanë zhvilluar një video-konferencë gjatë së cilës janë zotuar të bashkëpunojnë më ngushtë për të trajtuar krizat ndërkombëtare.

Putini tha se diskutimet kanë prekur krizat në Ukrainë, Siri dhe Libi, si dhe tensionet në rajonin e Ballkanit.


Presidenti francez, Emmanuel Macron, është i sigurt për përparimin në çështjet kryesore me Rusinë, përfshirë veçanërisht krizën në Libi, tha zyra e tij, të premten.

Deklarata u lëshua pas bisedës mes dy liderëve.

Macron është “i bindur se ne mund të përparojmë me Rusinë në një numër temash”, u tha një zyrtar i lartë francez gazetarëve, duke përmendur “çështjen e stabilizimit të Libisë dhe ribashkimin e institucioneve të këtij vendi”.

Macron, gjatë muajve të fundit ka ndjekur një politikë të afrimit me Rusinë, duke arritur pajtim me Putinin, për çështjet kryesore të mosmarrëveshjeve, siç është situata në Ukrainë, një qasje që i ka shqetësuar disa aleatë të Bashkimit Evropian.

Bisedimet e tyre ndodhën, pasi Macron këtë javë sulmoi ashpër ndërhyrjen e Turqisë në konfliktin në Libi.

Muajt e fundit Turqia ka rritur mbështetjen e saj për Qeverinë e Libisë të njohur nga Kombet e Bashkuara.

Aktualisht në Libi janë dy qeveri, një e njohur nga OKB-ja që e ka selinë në Tripoli dhe administrata tjetër e udhëhequr nga komandati i Forcave Kombëtare Libiane, Khalifa Haftar me seli në Tobruk.

Rusia e mbështet Haftarin, dhe Franca gjithashtu dyshohet se e favorizon atë – megjithëse Parisi insiston se ka qëndrim neutral në konflikt.

Gjatë bisedës me presidentin rus, Macron ka shprehur “shqetësimin për forcimin e pranisë turke në Libi”, tha zyrtari francez, raporton AFP.

Ai tha se gjatë dy orësh bisedimesh, Putin kishte ftuar Macronin për vizitë në Rusi dhe presidenti francez e kishte pranuar ftesën, megjithëse nuk është caktuar asnjë date e realizimit të saj.

Vizita ka të ngjarë të bëhet “në muajt e ardhshëm” dhe “para fundit të vitit” megjithëse kriza e koronavirusit do të duhej të merrej në konsideratë, tha zyrtari.

Udhëheqësi francez kishte planifikuar të marrë pjesë në ngjarje në Sheshin e Kuq në Moskë, muajin e kaluar, për të përkujtuar 75 vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste.

/REL

2 Comments

  1. Ja more shokeni,e shikoni se si do e ndihmoje Makroni Ballkanin? Shkurt,do i ndihmoje edhe Rusia,sepse amerika,eshte gati te beje cdo gje,qe i sherben Ballkanit,duke mos i prishur pune as Rusise e as Serbise.

    1. tjeter esht te angazhohesh ne rregullimin e botes tjeter ne shkatrrimin e saj, thotë:

      a duhet te pranojme sot qe kemi lider boteror qe punojn per te miren e njerzimit popujve,,un them pak dhe aspak ,arsyja ,jan 1 si jan formuar,2,cilat jan parimet,3,cilat jan veprimet,ne ekzistence ka vetem dy rrug te krijuara ,si sprov per ne njera qe ka vlerat rregullin masen hakun dhe quhet rruga drejt ,dhe qe eshte me burim dobish,si vul zgjilljesh,dhe e dyta ,rruga padrejt,keto e quajn interes ku interesi nje pale per dicka behet padrejtesi per palet tjera,tani ku jan te vendosur keto cicerues te kohes ,po te ishin tek e drejta haku dhe te punonin per te bota nuk do kishte kete gjendje,do ishte shum her me mir,shenjat faktet e zhvillimeve ,keta nuk kan qen nuk jan dhe nuk pranojne kurr,te verteten drejten hakun sepse skan formimi ndjeshmerin per te ,keshtu vazhdojn deri sa te shkatrrohen totalisht,parimet i kan gjithnje trazhgimi nga e kaluara vetem se thellohen dhe i persosin etosot antivlera po fuqizohet ,pjesa me malle te vendosur ne interes nga egoja per pushtet para,qe ka eklipsuar ,asimetri,veprimi e beri ky po e bej dhe un,unitet interesash,prishje nga interesi,perplasje nga interesi,por asnjeher nuk bejn analiz se me shum po humbin se fitojne me padrejtesi qe bejne,akoma,se kan kuptuar se fetarisht shkencerisht dhe praktikisht gjithcka ka kufi,mas,rregull ,dhe e krijuar ne zinxhirin burimor te funksionit dobive mbi bazen e cilave varet ekzistenca njerzore mbi toke,eshte ndihmes dhe plotesues ne dobi,dhe kur njerz te pushtetshem frenojn te drejten hakun ,dhe zhvillojn padrejtesin ,keta automatikish zvoglojn burimin e dobive zgjilljeve dhe zevendesohet me rritjen e burimit problemeve,dhe cfar fitojn shkatrrojn veten,mund te rrin jo 2 ore por miliona ore duke biseduar me njeritjetrin por nese nuk respektohet dhe flitet e verteta ,kurr dobi zdo ken vecse shkatrrim ,sepse keshu u krijuan gjithcka e mira te mire n dhe e keqa te keqen ate qe do mbjellin ate do korrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu