• |
ide | kryesore

Superiore/ Tirana sheh titullin në Korçë: Partizani zgjidh ‘qesen’ për Europën

-Instant, F1, Sport



Mozaiku i verdikteve të kampionatit plotësohet cdo javë e më shumë, aq sa tashmë krijohet idea se zona europiane është ajo që mban më shumë në ankth. E pikërisht për këtë arsye e shtuna e javës së 31 të Superiores është përqendruar në Air Albania, ku Partizani prêt Lacin, në një ndeshje që të paktën për të kuqtë është vendimtare. Sormani duhet të fitojë me cdo kusht përballë kurbinasve për të cuar në dy pikët që e ndajnë nga Europa. Bardhezinjtë do të ishin të kënaqur edhe me një barazim, e duke e ndjerë këtë drejtuesit e kryeqytetasve janë hedhur në një investim pa llogaritur aspak shpenzimet. 10 milionë të paguar për Air Albania, pa marrë asgjë në këmbim, duke qenë se luhet pa tifozë, ashtu si në fakt zgjodhën mbrëmjen për të luajtur kundër Skënderbeut, për ti krijuar komoditetin atmosferik lojtarëve: në atë rast nuk shkoi mirë, e të kuqtë shpresojnë që këtë herë të jetë ndryshe.

Sfida e të rënëve Flamurtari-Luftëtari ka vlerë statistikash, ndërsa të dielën luhet një copë titulli, në mos i gjithi. Ka një 9 pikësh distancë mes Tiranës e Kukësit që japin më shumë se një siguri për bardheblutë, që duhet të kalojnë transfertën me Skënderbeun. Bardhekuqtë janë një kundërshtar që i hap problem të gjitha skuadrave, sidomos në Korcë, por Egbo do të zbresë në fushë me bindjen se një fitore vlen praktikisht titullin, edhe pse jo matematik dhe avantazhin se do të jetë në dijeni të rezultatit të Kukësit, që në orën 17 do të jetë i impenjuar kundër Bylis.

Pas humbjes me Lacin, skuadra e Shehit duhet të përballojë një kundërshtar agresiv, që në javët e fundit ka treguar se është kthyer ai i fillimit të kampionatit, për më tepër që me shortin delikat të gjysëmfinales së Kupës kundër Tiranës do të luajë kartat e fundit edhe përmes kampionatit drejt Europës së ëndërruar. Të njëjtin objektiv ka edhe Teuta, që rikthehet në Shkodër përballë Vllaznisë, pas 2-2 në Kupë. Fitorja e arritur kundër kuqebluve në kthim i ka dhënë më tepër besim për sukses Martinit që sheh nga vendi i tretë, ndërsa projeksioni për shkodranët mbetet zona e playout.

JAVA E 31

27/06/20
Flamurtari 17 : 00 Luftëtari
Partizani 17 : 00 Laçi

28/06/20
Kukësi 17 : 00 Bylis
Vllaznia 17 : 00 Teuta
Skënderbeu 20 : 00 Tirana



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *