• |
ide | kryesore

Ecclestone kundërpërgjigjet ndaj akuzave për racizëm: “Hamilton është vetëm Lewis për mua”

-Instant, Sport



Bernie Ecclestone nuk pranon akluzat e ngritura ndaj tij e, pas replikës së Liberty Media e akuzave të ashpra të kampionit të botës në F1 Lewis Hamilton për fjalët e thëna në temën e racizmit, është pozicionuar duke shpjeguar pikëpamjen e tij. Në një intervistë për ‘The Mail’, ish-pronari i Formula 1 ka nënvizuar: se “nuk jam kundër të zinjve, më tepër është e kundërta. Kam qenë gjithnjë në favor. I ati i Leëis donte të hynte në biznes me mua, nuk do ta kisha marrë në konsideratë nëse do isha kundër të zinjve”.

“Gjatë viteve kam takuar shumë persona të bardhë që nuk më pëlqenin, por kurrë një njeri me ngjyrë që nuk më ka pëlqyer. Jam grabitur një dy herë, një herë nga tre të zinj. Përfundova në spital, por edhe pas kësaj nuk kam qenë kundër askujt pse ishte i zi. Nuk e mendoj Lewis si një të zi apo dicka tjetër. Është vetëm Lewis për mua. Nëse një të ziu apo një të bardhi i refuzohet një vend pune, duhet të pyesësh veten përse’. Ishte për shkak të ngjyrës së lëkurës apo përse nuk ishin në lartësinë e detyrës? Kjo ishte ajo që po thosha”, shtoi ai.

Kështu, një shigjetim edhe për Liberty Media: “Jam i lumtur që thanë se nuk jam i përfshirë në Formula 1, të paktën nuk mund të fajësohem për gjithë gjërat që nuk kanë bërë ata. Kërcyen përpjetë për këtë gjënë e racizmit papritur për shkak të ngjarjeve në Amerikë. Të më ndalojnë garat? Nouk do ti këshilloja ta bënin. Mund ta provojnë në Rusi, por mendoj se do arrija të merrja një lejekalimi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *