• |
ide | kryesore

Video/ Tre ‘mrekullitë’ e Juventus në Marassi: Dybala-CR7-Douglas zvarrisin Genoan

-Instant, F1, Sport, Video



Mision i përmbushur. Gjithnjë fale atyre të dyve: Paulo Dybala e Cristiano Ronaldo, përpara se Douglas Costa të kompletonte festën, e zbukuruar nga tre kryevepra. Kur ndeshja komplikohet, Juve nxjerr goditjet e kampionëve e për kundërshtarët gjithcka errësohet. E kështu bardhezinjtë i përgjigjen fitores së Lazios në Torino, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme në fushën e një Genoa që rezistoi vetëm një pjesë loje: avantazhi ndaj bardhekaltërve mbetet katër pikë.

Ashtu si kundër Lecce është një magji e Dybala që i thjeshtoi gjërat për Maurizio Sarri: argjentinasi është njeriu i momentit, lojtari që në këtë sezon zgjidh ndeshjet e nuk shënon kurrë gola banalë: Joya, në të 50’, vallëzon në një slalom në zonën kundërshtare përpara se të shpërthejë të majtën e pakapshme për Perin.

Për të mos qenë inferior, Cristiano i përgjigjet nga ana e tij gjashtë minuta më pas, me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës që portieri kuqeblu mund vetëm ta admirojë. Në 2020 portugezi ka shënuar 14 gola më shumë se cdo lojtar tjetër në Serie A. Cristiano Ronaldo ka barazuar që tani numrin e golave të shënuar sezonin e kaluar (28 në të gjitha kompeticionet).

Për ta mbyllur me bukuri, parabola e Douglas Costa, i sapo futur në lojë, firmosi 3-0 në të 73’, përrpara se Pinamonti në të 76’ ta bëjë më pak të hidhur mbrëmjen e Genoas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *