• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Juventus i ka premtuar Sarrit brazilianin Jorginho: i sakrifikuar është Rabiot

-Instant, Sport



Lamtumira e Pjanic, sipas asaj që filtron brenda klubit torinez, nuk e ka shqetësuar shumë Sarrin, sepse Juventus e ka siguruar teknikun toskan për ardhjen e Jorginho. Edhe në Angli janë të bindur se bardhezinjtë do të bëjnë gjithcka për të siguruar mesfushorin brazilian të preferuar të teknikut bardhezi që në kohët e Napolit në fillim e pastaj tek Chelsea.

Blues, nga ana e tyre, janë të gatshë ta shesin, por kërkojnë një shifër që vërtitet rreth 60 milionë euro. Për këtë Paratici dëshiron të përfshijë në tratativë kartonin e Adrien Rabiot, që mbërriti sezonin e kaluar me parametër zero, por protagonist deri tani i një sezonin nën pritshmëri. Francezi mund të përgjysmojë kështu shifrën për ti paguar Chelsea.

Për Rabiot, sidoqoftë, është i interesuar edhe Everton i Ancelotti. Është fakt që Juventus dëshiron ta marrë në Torino Jorginho për të rithemeluar një repart në të cilin ka mbërritur edhe Arthur.

“ASNJË KONTAKT”
Për interesimin e bardhezinjve për ish- Napolin, ka folur edhe menaxheri i Jorginho: “Juventus? E njoh mirë drejtorin Paratici, por për momentin nuk më ka kontaktuar askush për të folur për Jorginhon. Në këtë javë kanë marrë Arthur nga Barcellona: nuk e njoh strategjinë e merkatos së Juves për sezonin e ardhshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *