• |
ide | kryesore

Video/ Gjysëmfinale konspiracioni: Tirana luan vetëm një pjesë, Bylis fiton ndeshjen

-Instant, F1, Sport, Video



Teoritë e konspiracionit janë të pëlqyeshme në futbollin tonë e kur sheh skuadrën kryesuese të kampionatit të mbyllë pjesën e parë në avantazh e të jetë inekzistente në të dytën duke humbur ndeshjen. Kur llogarit që kjo është humbja e dytë në 20 ndeshje, kur kujtohesh që është e vetmja sfidë ku bëhet rotacion në skuadër, atëherë ka dicka që nuk shkon. E për më tepër është gjysëmfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë.

Të mos keqkuptohemi, rezultati 2-1 është krejtësisht i pranueshëm, që mund të ndodhë, po mënyra si u arrit dhe e kombinuar me mënyrën si luajti Bylis në javën e parë të rikthimit të futbollit pikërisht kundër Tiranës, duke u mundur 1-3, krijon më shumë se një dyshim.

Tirana luajti vetëm një pjesë lojë me Bylisin dhe atë e fitoi 1-0 me golin e Hasanit. Në pjesën e dytë bardheblutë nuk ishim më në fushë dhe Bylis ka përmbysur sfidën e parë gjysmëfinale me 2 gola mjaft të thjeshtë. Dy gola të kapitenit Murataj, me indiferencën e lojtarëve kryeqytetas sollën një humbje që mund të ishte më e komplikuar nëse Goxhaj nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *