• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni lotët e Pjanic në festën familjare të lamtumirës nga Juventus

-Instant, Sport, Video



Katër vite intensivë e të suksesshëm nuk mund të harrohen e Miralem Pjanic e ka treguar gjatë festës në familje (ishin prezentë disa miq e të afërm) të organizuar në Luksemburg për të celebruar transferimin e tij tek Barcellona. Boshnjaku, që në përfundim të sezonit aktual sportiv do të largohet nga Juventus për tu transferuar në Katalonjë, nuk arriti të përmbajë lotët e shpërtheu në dënesë: dëshmi e lumturisë për një etapë që përfaqëson kurorëzimin e karrierës së tij, por edhe trishtimin për lidhjen e fortë që u thye mes lojtarit, Torinos, ambjentit Juve e popullit bardhezi.

Pjanic është bërë zyrtarisht një lojtar i blaugrana për 60 milionë plus 5 bonus si pjesë e operacionit që ka sjellë në Torino brazilianin Arthur (72 milionë euro plus 10 bonus). Dy lojtarët do të përfundojnë sezonet në skuadrat aktuale për tu transferuar në klubet e reja në shtator. “Ajo që sot duket e trishtë nesër do të jetë një kujtim i mrekullueshëm që do ta mbaj në zemër për gjithë jetën” kishte shkruar boshnjaku në rrjetet sociale pas njoftimit për transferimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *