• |
ide | kryesore

“Cristiano më tha: Më në fund ia dola!”: Sarri zbulon atë që torturonte Ronaldon

-Instant, Sport



Vazhdon rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Juventus post-Covid, në kampionat. E Maurizio Sarri i afrohet sfidave kundër Milan e Atalanta në mënyrën më të mirë, edhe pse në San Siro do të mungojnë të skualifikuarit De Ligt e Dybala. “Me Paulon kemi një raport të hapur. Mbi të nuk kam patur kurrë dyshime e i kam thënë gjithnjë atë që mendoj mbi mënyrën e të stërviturit. E drejtova të bindej se duhet të luante më pranë Ronaldos sepse ishte një avantazh për të dy. Në derbi nuk ishte një ndeshje e thjeshtë e megjithatë në momentin e lodhjes doli në dukje kualiteti superior i Juventus”.

Përmirësimet e Cuadrados, edhe në pozicionimin si mbrojtës krahu, janë të dallueshme. “Më surprizoi për mënyrën e interpretimit dhe sakrificën për të luajtur në linjën difensive. Ka një përqendrim në stërvitje jashtë normales dhe është bërë një mbrojtës i nivelit të mirë”.

Pastaj një zbulim edhe mbi atë që shqetësonte në kaq kohë Cristiano Ronaldo, por që tashmë shënoi edhe golin e parë me goditje dënimi në Itali pas rreth dy vjetësh: “Në fund të ndeshjes më tha: Më në fund ia dola!. Me shumë mundësia e ka vuajtur këtë situatë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *