• |
ide | kryesore

Mbrëmja e mallkuar e Ribery: dëmtohet në Parma e grabitet në shtëpi

-Instant, Sport



Një mbrëmje e tmerrshme ka qenë ajo e djeshmja për Franck Ribery, jo vetëm në fushë. Kampioni francez i Fiorentinës, ka dalë para kohe nga fusha në sfidën me Parma për shkak të një dëmtimi në kavilje, ndërsa kur është kthyer në Firence ka gjetur një surprizë të keqe: hajdutët i kishin bastisur shtëpinë, duke përfituar nga mungesa e tij. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, që ka nisur hetimet. Për Ribery një shqetësim më shumë, në kohën kur duhet të rikuperojë kaviljen e dëmtuar për sfidën kundër Cagliari.

Nga shtëpia që ndodhet në kodrat e Bagno në Ripoli janë grabitur disa orë dore e bizhuteri ari për një vlerë që duhet ende të përllogaritet.

Pas sfidës së fituar 2-1 kundër dukalëve, tekniku i Fiorentinës ka sqaruar edhe gjendjen fizike të Ribery: “Ka marrë një goditje të fortë, të shohim si do të jetë kur të rifillojmë stërvitjen. Lojtarët e mëdhenj kanë rikuperim të jashtëzakonshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *