• |
ide | kryesore

Arriti rekordin, tani Buffon mendon të ardhmen: “Mund të stërvisë Juventus”

-Instant, Sport



“Buffon duhet të bëjë trajneri sipas meje. Kupton nga futbolli e ka nmjë eksperiencë të tillë që mund të administrojë cilëndo dhomë zhveshje”. Silvano Martina, ish-lojtar e menaxher i Gigi Buffon, ka dhënë disa deklarata shumë interesante për Radio Kiss Kiss Napoli. Mbi mundësinë që Buffon të bëhet një ditë trajneri i Juventus, Martina nuk është fare skeptik: “Për mua mund të bëhet. Diferenca mes tij e portierëve të tjerë është se ai thjeshton gjithcka, është një dhuratë e natyrës që ai e ka”.

Martina është ndalur pastaj mbi pasuesit e mundshëm të Buffon me fanellën e kombëtares: “Meret e Perin janë dy portierë të rëndësishëm. Një herë fola me Gigi për Meret e ai më tha se mund të bëhet një nga portierët më të mirë në Itali. Nuk duhet të harrojmë Gigio Donnarumma. Është një kampion fizikisht e teknikisht, është super. Koha do të thotë gjithcka. Donnarumma e Meret do të jenë portierët e të ardhmes së Kombëtares italiane. Mendoj se janë dy djemtë më premtues të futbollit italian për momentin. Perin ndërkohë është një siguri. Shkolla e portierëve italiane është gjithnjë më e mira në botë. E kam parë Meret me të rinjtë e Udinese vite më parë e më impresionoi mënyra e tij e të qendruarit në portë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *