• |
ide | kryesore

Majk flet për pasojat që la pas Covid në industrinë e muzikës

-Instant, Paparazzi, Slider



Këtë të martë në “Edicioni Veror 2020”, ka qenë i ftuar artisti Majk. Kastriot Rexha, i njohur ndryshe si Majk, vazhdon të mbetet aktiv sa i përket prurjeve të reja muzikore.
Tashmë ai ndodhet në Dhërmi për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Në një intervistë për gazetaren Irini Meçe, artisti tha se për shkak të pandemisë nuk kishte lëvizur nga Prishtina.
“Nuk e di sa do të qëndroj, nuk kam bërë plane. Tashmë club-et janë të mbyllura dhe vendosa të pushoj pak. Prej katër muajsh nuk kam lëvizur nga Prishtina”
Sa i përket karantinës, Majk u shpreh se ka qenë një periudhë e vështirë.
“Me thënë të drejtën jam mërzitur. 3-4 muaj lajme të këqija, depresion. Karantinën e kam kaluar me familjen”, u shpreh ai.
Gjithashtu ai foli edhe për planet e tij sa i përket karrierës muzikore. Për shkak të pandemisë Majk tha se nuk ka qenë situata që pritej pasi kishte në plan nxjerrjen e një albumi.
Majk tregoi gjithashtu tregoi se për shkak të pandemisë ka anuluar shumë koncerte.
“Kemi humbur shumë. Me rëndësi është të jemi mirë, të kemi familjen sa më mirë dhe të kemi sa më pak viktima. Në fund të fundit koncertet do të vijnë sërish”, tha Majk.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *