• |
ide | kryesore

Eventet tragjike që përfshinë serialin ‘Glee’

-Instant, Paparazzi, Slider



Në vitet 2009-2015, muzikali “Glee” ishte një nga serialet më të njohur të Fox, njëkohësisht një nga prodhimet që është përfshirë në disa skandale dhe tragjedi, të cilat dolën sërish në sipërfaqe pasi aktorja Naya Rivera raportohet e zhdukur si pasojë e një aksidenti gjatë lundrimit me varkë në një liqen në Kaliforni.

Vdekja e Cory Monteith

Cory Monteith (Finn Hudson në “Glee”) kishte një histori abuzimi ndaj substancave narkotike. Ai u largua nga seriali në sezonin e katër dhe shkoi në një qendër rehabilitimi dhe u mendua se gjendja e tij u përmirësua. Megjithatë, në korrik të 2013-s, aktori ndërroi jetë si pasojë e mbidozës.

Vdekja e të dashruit të Becca Tobin

Gjatë serialit, aktorja Becca Tobin (Kitty Wilde në “Glee”) ishte në një romancë me sipërmarrësin Matt Bendik. Në korrik të 2014-s, pothuajse një vit pas vdekjes së Monteith, Bendik u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit në rrethana misterioze.

Akuzat dhe vetëvrasja e Mark Salling

Aktori Mark Salling (Noah “Puck” Puckerman në “Glee”) u përball me një numër të madh çështjesh ligjore. Në vitin 2013, ai u akuzua për sulme seksuale dhe u arrestua në vitin 2015 për posedim të përmbajtjeve pornografike me fëmijë. Pasi u shpall fajtor, Salling u vetëvra. Ai u gjet i varur më 30 janar të 2018-s.

Arrestimi i Naya Rivera-s

Aktorja Naya Rivera (Santana Lopez në “Glee”) – që tashmë raportohet e zhdukur – u arrestua me akuzën e ushtrimit të dhunës në familje. Ajo u martua me aktorin Ryan Dorsey në vitin 2014. Në 2016-n, aktorja paraqiti kërkesën për divorc, por u kthyen sërish bashkë në 2017-n. Ajo paraqiti sërish kërkesën për divorc më vonë dhe më pas akuzat për dhunë u rrëzuan. Rivera dhe Dorsey, të cilët kanë një djalë së bashku, u ndanë në 2018-n. Sipas të dhënave të policisë në liqenin ku po kërkohet Rivera, djali 4-vjeçar u gjet i vetëm në varkë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *